Një aksident është regjistruar në Durrës, ku një automjet ka përfunduar në një kanal me ujë, i kthyer përmbys.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësja, të cilat po ndërhyjnë për menaxhimin e situatës.
Deri më tani, nuk ka informacion nëse ka persona të lënduar nga aksidenti. Ndërkohë, pritet të zbardhen rrethanat dhe shkaqet që çuan në daljen e automjetit nga rruga dhe përfundimin e tij në kanal.
Autoritetet pritet të japin më shumë detaje në vijim.













