Një automjet ka përfunduar në kanal në autostradën Tiranë–Durrës, pranë Urës së Dajlanit, pasi drejtuesi i tij dyshohet se tentoi t’i shmangej Policisë Rrugore.
Sipas raportimeve, shoferi nuk iu bind sinjalit të uniformave blu për të ndaluar, duke bërë që shërbimet e policisë të viheshin në ndjekje të automjetit. Gjatë ndjekjes, drejtuesi humbi kontrollin dhe makina doli nga rruga, duke përfunduar në kanal.
Në vendngjarje ndërhynë shërbimet zjarrfikëse, të cilat nxorën drejtuesin nga automjeti dhe mundësuan transportimin e tij në spital.
Paraprakisht, dyshohet se shoferi ishte në gjendje të dehur. Rrethanat e plota të ngjarjes pritet të sqarohen nga autoritetet.

