Sport

Barazim me gola, derbi Tirana-Dinamo dhuron show! Daja pas ndeshjes: Ishim Superiorë!

Barazim 1-1 në derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Dinamos në Durrës. Sfida nisi me ritëm të kënaqshëm, me skuadrat që treguan dëshirë për të shënuar. Ndeshja u kthye në malore për dinamovitët në mesin e pjesës së parë, teksa Rifa u ndëshkua me karton të kuq, pas një ndërhyerje.

Tirana e filloi pjesën e dytë në sulm dhe u shpërblye me gol. Pas një topi të kthyer në lojë nga portieri, Xhixha u gjend në vendin dhe kohën e duhur, duke dërguar topin në rrjetë.

Skuadra e Dajës nuk u dorëzua dhe ia doli që të barazonte shifrat me një goditje nga distanca e Hoxhallarit, i ndihmuar edhe nga një devijim.

Trajneri i Dinamos, Ilir Daja analizoi barazimin 1-1 me Tiranën:

“Kjo ndeshje mund të luhej disi më vonë, pasi mund të kishte më shumë spektakël, duke qenë se aktualisht kemi ndeshje të ngjeshura. Kartoni i kuq te Dinamo? Ne e kishim përgatitur ndeshjen me Ismajlin deri dje, por bëmë një spostim vetëm në seancën e fundit.

Do të merremi shumë pak me arbitrimin. Më shqetësojnë këto çështje të pankinës, pasi unë nuk mund të gjykoja dot. Para kartonit të kuq, ishim superiorë.

Para ndeshjes fola me Nanin për të ditur se sa minuta mund të përballonte. U mbrojtëm mirë dhe të gjithë lojtarët sakrifikuan. U thashë lojtarëve në dhomat e zhveshjes se, nëse do të jepnin të gjithë nga 10% më shumë, do ta kompensonim mungesën e lojtarit të dalë me karton të kuq.

LEXO EDHE: Kategoria e Parë / Iliria merr maksimumin ndaj Flamurtarit, ngjitet në krye të renditjes

Nervozizmi? Doja ta shmangia këtë pjesë. Ne kemi një përgatitës atletik, i cili është tejet i edukuar. Kur e pyeta pse mori karton të kuq, më tha: ‘Anësori m’u përgjigj shumë keq’.

Ajo që dua të them është se, nëse vazhdoj, do të dal nga vetja. Për shkak të këtij arbitri, u ndëshkova edhe në finalen e Kupës. Me këtë arbitër nuk është e drejtë.

Lorani ishte aktiv, por më tepër në linjat anësore. Në këtë rast, lojtari me numrin 8 mund të ishte më pranë zonës. Në pjesën e dytë ndryshuan dinamikat. Futbollistët bënë atë që duhej, në mënyrë që të mos ndihej aq shumë dalja e lojtarit me karton të kuq.

Nëse do të kishim mbrojtës me katër, do të shfrytëzonim shpejtësinë e lojtarëve për të sulmuar në thellësi. Nuk mundëm të gjenim dot një lojtar. Nuk mundëm të kalonim në skemën me katër mbrojtës. Mund ta kishim kapur kundërshtarin me kundërsulme”, tha Daja.

LEXO EDHE: Shqipëria nis kualifikueset për Botërorin 2028, kuqezinjtë përballen me Bjellorusinë më 6 nëntor

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.