Deputetja e PD, Zhupa: Rama kërkon të përdorë paratë e buxhetit për të kundërshtuar revoltën

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka reaguar pas vendimit të qeverisë për shtimin e 630 punonjësve të rinj në Policinë e Shtetit, duke e cilësuar atë si shenjë të frikës së Edi Ramës përballë protestës studentore.Ajo thekson se studentët dhe qytetarët shqiptarë nuk do të ndalen përballë presionit policor dhe masave të tjera, ndërsa protesta do të vijojë çdo ditë me kërkesën për largimin e Edi Ramës.

Postimi i plotë:

Edi Rama është tmerruar nga protesta studentore. Dje, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, ka marrë një vendim për të shtuar 630 punonjës të rinj në Policinë e Shtetit. 630 vetë, të cilët t’i përdorë për të dhunuar qytetarët shqiptarë, t’i përdorë si milici për të mbajtur karrigen me çdo kusht.

Përdor paratë e buxhetit të shtetit, paratë e shqiptarëve, që të marrë më shumë forca që kundërshtojnë protestën, që dhunojnë protestuesit dhe që mbrojnë Edi Ramën.

Ky është fundi i një diktatori. Kur frika bëhet aq e madhe sa duhet të shtosh forcat policore, e kupton që ora po të vjen.

Qytetarët shqiptarë, studentët shqiptarë, nuk ndalen në protestën e tyre, pavarësisht masave ligjore që ti merr, shtimit të numrit të policëve apo çdo represioni tjetër që përdor në institucionet ku ata kryejnë shkollën apo kanë punën e tyre.

Çdo ditë e më shumë, çdo ditë në protestë për të kërkuar largimin e Edi Ramës.

360grade.al

Monarkia e pashpallur e stabilitetit!

Të tjera

Galeria
Rreth nesh

360 grade.al është një portal që synon të sjellë shumë të vërteta të fshehura dhe të anashkaluara në realitetin shqiptar. Simbas parimit se e Vërteta nuk është monopol i askujt dhe se përgjithësisht e drejta është më shumë në Mes, se sa në Skaj.

Duke refuzuar radikalizmin politik, apo atë të qëndrimeve, si një përcjellës të Gënjeshtrës përmes deformimit, Errësirës përmes zhurmës dhe të Antishtetit përmes kauzave të rreme, nga cilido krah ai të paraqitet.

Kontakt

Adresa: Rruga Gjin Bue Shpata,
Njësia Bashkiake Nr.5. Kati i 1.
Tirane, Shqipëri