Meloni u jep italianëve mundësinë të zgjedhin targa të personalizuara për makinat

29 Tetor 2026 | 18:18

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni do t’u japë mundësinë qytetarëve italianë të zgjedhin targa të personalizuara për makinat e tyre, me shkronja dhe numra sipas dëshirës.

Masa e re është përfshirë në projektbuxhetin e vitit 2027 dhe parashikon që kjo mundësi të ofrohet kundrejt një pagese prej 600 eurosh për makinat dhe 360 eurosh për motoçikletat.

Sipas rregullave të reja, nuk do të lejohen kombinime fyese, të paqarta apo të diskutueshme. Masa pritet të hyjë në fuqi në fund të prillit 2027.

“Kushdo që dëshiron do të jetë në gjendje të përdorë imagjinatën e tij, kundrejt kostos përkatëse financiare. Dhe diçka më thotë se kreativiteti i italianëve mund të luajë një rol të madh”, u shpreh Meloni.

Deri më tani, targat standarde italiane përbëhen nga dy shkronja, tre numra dhe dy shkronja të tjera në fund.

Me ndryshimin e ri, qytetarët do të kenë mundësi të zgjedhin një kombinim të personalizuar, duke respektuar kufizimet e përcaktuara nga rregullat.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zgjedhje të turpshme”, Trump kritikon procesin zgjedhor në Brazil

Presidenti amerikan Donald Trump i ka cilësuar si “të turpshme” zgjedhjet presidenciale në Brazil, pas fitores së presidentit të majtë, Luiz Inacio Lula da Silva....
18:06 | 29/10/2026

Turqia mohon çdo ndërhyrje në zgjedhjet izraelite

Qendra për Luftën Kundër Dezinformimit e Presidencës Turke i mohon “kategorikisht” akuzat për ndërhyrjen e Turqisë në zgjedhjet izraelite duke i quajtur ato një fushatë...
17:42 | 29/10/2026

Skenarët e mundshëm pas zgjedhjeve në Izrael

Zgjedhjet që këtë javë u mbajtën në Izrael nuk prodhuan një fitues të qartë për të formuar Qeverinë. Benjamin Netanyahu mbetet në postin e kryeministrit...
17:05 | 29/10/2026