E vrau dhe e fshehu në pus, 29-vjeçari italian pranon vrasjen e shqiptarit
Shqiptari Denaldo Maxhallaku, 31 vjeç, i cili jetonte në Gatteo të Italisë dhe punonte si bojaxhi, është gjetur i pajetë në fund të një pusete betoni për kullimin e ujërave, në zonën e Felloniche, në Longiano, përgjatë rrugës Fondovalle Rubicone. Sipas medias italiane Il Resto del Carlino, i riu ishte zhdukur që prej mbrëmjes së 8 tetorit, kur ishte larguar nga shtëpia duke u thënë familjarëve se do të shkonte në një lokal dhe do të kthehej në mbrëmje.
Për vrasjen është ndaluar një 29-vjeçar italian, banues në Longiano, i cili, sipas raportimit, ka pranuar përgjegjësinë gjatë marrjes në pyetje nga karabinierët. “Isha unë”, mësohet të ketë deklaruar ai.
Sipas rindërtimit të ngjarjes nga hetuesit, viktima dhe i dyshuari ishin takuar mbrëmjen e zhdukjes në banesën e 29-vjeçarit. Aty, një debat mes tyre dyshohet se ka përfunduar në përplasje të dhunshme. Sipas medias italiane, shkak i konfliktit ishte një borxh i konsiderueshëm që i dyshuari kishte për drogë.
Gjatë marrjes në pyetje, 29-vjeçari ka pretenduar se ndihej i kërcënuar dhe kishte frikë për veten dhe familjen e tij. “Kisha frikë për veten dhe familjen time, u ndjeva i kërcënuar”, mësohet të ketë thënë ai, duke shpjeguar se kishte humbur kontrollin e situatës.
Sipas të njëjtit raportim, pas vrasjes, i dyshuari e kishte transportuar trupin e shqiptarit dhe e kishte fshehur në pus, pranë zonës së fushave. Më pas, dyshohet se i kishte vënë flakën makinës së viktimës, në përpjekje për të zhdukur gjurmët.
Hetuesit kishin arritur te 29-vjeçari pasi kishin analizuar të dhënat e komunikimeve telefonike dhe kishin konstatuar se ai ishte personi i fundit që kishte pasur kontakte me Maxhallakun.
I dyshuari mbahej në kazermën e karabinierëve në Savignano dhe pritej të transferohej në burgun e Forlit, në pritje të seancës për vleftësimin e ndalimit. Ndërkohë, të shtunën pritej të caktohej eksperti për kryerjen e autopsisë.
Bashkëshortja e Denaldo Maxhallakut, e cila po asistohen nga avokati Raffaele Pacifico, ka rrëfyer dhimbjen për humbjen e tij. Ajo tha se bashkëshorti ishte larguar nga shtëpia më 8 tetor duke u thënë se do të shkonte në lokal dhe do të kthehej në mbrëmje.
“Ai ishte një bashkëshort i pranishëm, një baba i kujdesshëm, e donte shumë vajzën tonë vetëm një vjeçe dhe ishte një punëtor i palodhur”, është shprehur ajo, sipas medias italiane.
Tym i dendur në periferi të Elbasanit, dyshohet se po digjen goma dhe mbetje (VIDEO)
Gjykata e Lartë cakton më 10 dhjetor seancën për Saimir Tahirin
Rama publikon pamjet nga punimet për “Rrugën e Gjashtë” në Sarandë: Synohet lehtësimi i trafikut dhe lëvizjes së banorëve
- 18:36 Ndahet nga jeta në moshën 101-vjeçare akademiku Luan Omari
- 18:18 Meloni u jep italianëve mundësinë të zgjedhin targa të personalizuara për makinat
- 18:10 Tym i dendur në periferi të Elbasanit, dyshohet se po digjen goma dhe mbetje (VIDEO)
- 18:06 “Zgjedhje të turpshme”, Trump kritikon procesin zgjedhor në Brazil
- 17:42 Turqia mohon çdo ndërhyrje në zgjedhjet izraelite
- 17:36 Austria propozon që Vjena të jetë selia e Qendrës së OKB-së për Inteligjencën Artificiale