Bradashesh, re tymi nga djegia e gomave përgjatë Shkumbinit, alarm për ndotjen e ajrit

17:48, 29/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Shtëllunga gjigande tymi dhe një vatër zjarri janë raportuar gjatë pasdites së sotme në zonën e Bradasheshit, përgjatë rrjedhës së lumit Shkumbin, duke ngritur shqetësimin e banorëve, sipas të cilëve zona është pushtuar nga ajri i rëndë dhe mbytës.

Intensiteti i tymit dhe përhapja e tij në atmosferë kanë shtuar shqetësimet për përmasat e ndotjes dhe pasojat e mundshme për shëndetin e banorëve dhe mjedisin.

Deri më tani, dyshohet se kjo situatë ka ardhur si pasojë e djegies së gomave.

Megjithatë, nuk ka ende një informacion zyrtar mbi këtë problematikë dhe nëse do të ketë persona përgjegjës që do të vihen përpara drejtësisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco