‘Banka e Shqipërisë në shërbim të Ramës’/ Bledian Koka: Heshtja për narko-euron si fasadë politike

18:52, 29/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari Bledian Koka, në emisionin “Task Force” në SYRI TV me moderatoren Sonila Meço, ngriti pikëpyetje mbi rolin e Bankës së Shqipërisë në menaxhimin e flukseve të eurove të lidhura me aktivitetet kriminale.

Sipas Kokës, çështja shkon përtej mikrokredive dhe lidhet me mënyrën se si banka qendrore ka ushtruar kompetencat e saj për të parandaluar apo denoncuar fenomene të tilla.

Ai argumentoi se kur institucionet nuk përqendrohen te detyrat e tyre, por vihen në shërbim të interesave politike, lindin shqetësime për pavarësinë dhe funksionimin e tyre.

Koka: Sforcimi, sforcimi na tregon këtë gjënë. Dhe më shumë sesa mikrokredite, mendoj që është ajo që përmendi me të drejtë zoti Gjoni, mënyra si ka menaxhuar Banka e Shqipërisë narko-euron, fakti që Banka e Shqipërisë ka fuqinë ta parandalojë ose ta denoncojë dhe s'e ka bërë kurrë, se s'po hyjmë në faktin e asaj që denoncoi, që tha Klodi me të drejtë, që për shembull Klodi është një nga njerëzit që e mbronte, mos ndiqen bankave, por ishte po e njëjta që i tha, më fal, nuk mundet Guvernatori i Bankës dhe bashkë me drejtuesit, drejtorët e bankave... të shërbejnë si fasadë dhe si perde në ditën kur Edi Rama duhet të japë mesazhe politike dhe në fakt nuk jep asnjë mesazh stabiliteti financiar. Kur ndodh kjo? Ndodh kur institucionet në vend që të bëjnë detyrën e tyre janë vënë në shërbim të asaj që ngjan si një regjim. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco