Zbulohen fitimet marramendëse të FIFA-s nga Botërori 2026

29 Tetor 2026 | 19:28

FIFA ka arkëtuar rreth pesë miliardë dollarë nga shitja e biletave dhe paketat e mikpritjes për Kupën e Botës 2026, sipas raportimit të gazetës britanike “The Times”.

Kjo shifër tejkalon dukshëm parashikimin fillestar të FIFA-s prej 3.3 miliardë dollarësh dhe është rreth pesë herë më e lartë se të ardhurat prej 929 milionë dollarësh nga ky burim në Kupën e Botës 2022 në Katar.

Rritja e numrit të ndeshjeve, nga 64 në Katar në 104 në edicionin e vitit 2026, ka ndikuar në rritjen e të ardhurave. Megjithatë, sipas raportimit, ndikim të rëndësishëm kanë pasur edhe çmimet më të larta të biletave dhe aplikimi i sistemit të çmimeve dinamike, përmes të cilit çmimet ndryshojnë sipas kërkesës.

FIFA ka përfituar gjithashtu 30 për qind të vlerës së çdo bilete të rishitur në tregun sekondar përmes platformës së saj të rishitjes.

Politika e çmimeve ka nxitur kritika nga organizatat e tifozëve. “Football Supporters Europe” i ka cilësuar ato si një “tradhti monumentale” ndaj tifozëve, të cilët përveç biletave duhet të përballojnë edhe shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit në tri shtetet organizatore: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë.

FIFA nuk e ka konfirmuar shifrën prej pesë miliardë dollarësh. Sipas deklaratës së saj për “The Times”, të ardhurat përfundimtare do të publikohen në raportin e ardhshëm vjetor, pasi të përfundojnë procedurat e auditimit.

Organizata ka bërë të ditur se nga gjithsej 6.81 milionë bileta, më shumë se 100 mijë janë ofruar me çmim prej 60 dollarësh, përfshirë mbi 1.000 bileta për finalen.

FIFA ka theksuar se të ardhurat e turneut do të ndihmojnë në financimin e 211 shoqatave anëtare. Ajo ka propozuar gjithashtu një program solidariteti që synon dyfishimin e financimit të planifikuar për periudhën 2027–2030, duke e çuar atë në 6.35 miliardë dollarë.

Sipas raportimit, të ardhurat e përgjithshme të FIFA-s nga Kupa e Botës 2026 mund të arrijnë në 15 miliardë dollarë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga derbi Tirana–Dinamo te gara për titull, Matraxhiu analizon Superioren: Egnatia mbetet pretendente

Menaxheri i futbollit Andi Matraxhiu, i ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Kubi Sportiv” me Drilon Xhepollarin, ka komentuar derbin mes Tiranës dhe Dinamos,...
19:10 | 29/10/2026

5 ditë pasi humbi ndjenjat, trajneri i Bayern Munich del nga spitali! Si paraqitet gjendja e tij

Trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany ka dalë nga spitali, konfirmoi të mërkurën asistenti i tij Aaron Danks, pesë ditë pasi humbi ndjenjat gjatë një...
08:20 | 29/10/2026

Sezoni i 2008 nga Cristiano Ronaldo shpallet fitues i çmimit B.O.A.T., për Topin e Artë më të mirë në histori

Cristiano Ronaldo i vitit 2008 është zgjedhur si fitues i çmimit të ri B.O.A.T. (Greatest Ballon d’Or of All Time), të krijuar nga revista franceze...
20:21 | 28/10/2026