“S’duam pezullim, duam burgosje”, protestuesit në Prishtinë kërkojnë dorëheqjen e Gërvallës, Sveçlës dhe Muhaxherit

29 Tetor 2026 | 19:35

Në ditën e dytë të protestës ku po kërkohet drejtësi për gruan që u vra para pak ditësh në Pejë, Arlinda Zekajt, protestuesit kanë mbërritur para objektit të qeverisë, raporton KosovaPress.

Njëra prej organizatoreve të protestave, Anitë Nikaj, i listojë disa kërkesa në drejtim të qeverisë, ku u kërkuar shkarkimi, ndjekja penale dhe burgosja për kryeprokuroren e Prokurorisë së Pejës, Lumturije Vuçetajn, për prokuroren e rastit, Suada Ramza-Hamzajt, gjykatësin Migjen Kastrati, zyrtarin e gjykatës Shemsedin Haxhijaj, dorëheqja e kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxherit, ajo e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvallës dhe dorëheqja e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Kërkojmë shkarkimin, ndjekje penale dhe burgosje të kryeprokurores Lumturije Vuçetajt. Kërkojmë shkarkimin, ndjekjen penale dhe burgosjen e prokurores së rastit, Suada Rama-Hamzajt. Kërkojmë burgosjen, shkarkimin dhe ndjekjen penale të zyrtarit të gjykatës Shemsedin Haxhijajt. Kërkojmë shkarkimin, ndjekjen penale dhe burgosjen e gjykatësit Migjen Kastrati. Kërkojmë shkarkimin, burgosjen dhe ndjekjen penale të u.d të drejtoreshës së QPS-së në Pejë, Shpresa Lungajt. Kërkojmë dorëheqjen e kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxherit. Kërkojmë shkarkimin, ndjekjen penale dhe burgosjen e policit të lodhur, Farukut. Kërkojmë dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla. Kërkojmë dorëheqjen e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlës. Kërkesat tona janë të qarta, s’duam suspendime, duam shkarkime, burgosje e ndjekje penale”, tha ajo.

Ndërsa, njëra nga protestueset tjera tha se sot u bë edhe më e qartë se Policia e Kosovës anashkalon, nënvlerëson, përçmon dhe ndihmon për t’i vrarë gratë e vajzat që raportojnë dhunë.

Sipas saj, polici Faruk Muqolli ishte lodhur nga këmbëngulja e Arlindës për drejtësi, teksa shtoi se detyrë e protestuesve është që të sigurohen se policia të japë përgjegjësi.

“Kur Arlinda kërkoi ndihmë prej policisë kundër abuzuesve të saj, polici në detyrë i përçmoi përgjërimet e saj deri në frymën e saj të fundit. Ai polic i tha se nuk do të merret më me të dhe se ish pas lodhur prej përgjërimeve të saj për siguri e drejtësi. Për çka ish lodh ai, ai ish lodhë veç prej punës dhe detyrës së vet, kurrgjë më shumë, prej Arlindës dhe vetëdija e saj e plotë që policia ia bënte edhe më të mundshme padrejtësitë ndaj saj. Ai polic ish pas lodhur nga këmbëngulja e Arlindës për drejtësi, ish lodhur deri në vrasjen e saj. Sot, është detyrë e jona që të sigurohemi se policia jep përgjegjësi. Sot e çdo ditë tjetër nuk lejojmë që policia të shitet si institucion sigurie për gratë e t’i ndihmoi dhunës ndaj tyre. Në mënyrën më të përgjegjshme ne e kemi kuptuar se policia neve nuk na mbron. Kjo neve na ka kushtuar dhunë, na ka kushtuar nënçmim e vrasje. Ai polic është krejt policia. Ai nuk është një defekt, është një manifestim i natyrshëm i sistemit tonë të dhunshëm”, tha ajo.

Policia e Kosovës ka suspenduar 11 zyrtarë lidhur me trajtimin e rastit të viktimës Arlinda Zekaj në Vitomiricë të Pejës.

Vendimi është marrë pas rekomandimit të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), i cili po zhvillon hetim paraprak për veprimet apo mosveprimet e tyre në këtë rast.

Këshilli Prokurorial i Kosovës në mbledhjen e sotme suspendoi kryeprokuroren e Pejës, Lumturije Vuçetaj dhe prokuroren Arlinda Nallbani Gacaferi. Njëkohësisht, ndaj tyre u hap procedurë hetimore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Avokati i familjes së Liridona Ademajt: Vrasja ishte planifikuar një vit më parë, kërkojmë burgim të përjetshëm për të tre

Avokati i familjes Ademaj, Leutrim Syla, ka deklaruar se qëndron pranë pretendimeve të paraqitura në ankesën drejtuar Gjykatës së Apelit lidhur me rastin e vrasjes...
16:31 | 29/10/2026

Kurti para delegacionit parlamentar të NATO-s: Anëtarësimi i Kosovës, prioritet strategjik

Kryeministri Albin Kurti ka riafirmuar se anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet prioritet strategjik për sigurinë dhe paqen në rajon. Këtë qëndrim e shprehu të...
16:27 | 29/10/2026

Rasti i Arlinda Zekajt, pezullohen 11 zyrtarë të Policisë së Kosovës

Policia e Kosovës ka pezulluar 11 zyrtarë policorë në lidhje me mënyrën se si është trajtuar rasti i Arlinda Zekajt, në Vitomiricë të Pejës. Sipas...
16:14 | 29/10/2026