• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
JavanewsJavanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
JavanewsJavanews
Home Aktualitet

Akademiku Luan Omari, kujtesa e mendimit juridik shqiptar

by Ilir Çumani
29/10/2026 19:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Akademiku Luan Omari, kujtesa e gjallë e një shekulli të mendimit juridik shqiptar

Nga ILIR ÇUMANI

Ndarja nga jeta e akademikut, Prof. dr. Luan Omari, në moshën 101-vjeçare, është një lajm i trishtë, një humbje e madhe për shkencën dhe kulturën shqiptare.

Është një çast reflektimi për vlerën e dijes, për përmasat e një jete intelektuale dhe përgjegjësinë që kemi ndaj trashëgimisë së njerëzve që i kanë shërbyer vendit me mendjen dhe veprën e tyre.

Një shekull jetë, është një rrugëtim i gjatë kushtuar dijes, studimit dhe formimit të brezave të juristëve, duke u shnderruar në diçka më shumë se një histori personale, për tu bërë pjesë e historisë së vetë shoqërisë.

Akademiku Luan Omari ishte një nga ata intelektualë të rrallë urtakësh me peshë të veçantë nga ajo armatë e vogël e inteligjencës shqiptare që e lidhën jetën e tyre me një fushë të rëndësishme të zhvillimit të vendit, me shkencën juridike, mendimin kushtetues dhe studimin e shtetit të së drejtës dhe të institucioneve.

Në këtë rrugëtim, ai ndërtoi një profil të spikatur akademik, me hulumtime dhe studime të shumta, duke i kushtuar dekada të tëra kërkimit shkencor, mësimdhënies dhe zhvillimit të mendimit juridik shqiptar.

Por rëndësia e një dijetari si Ai, nuk qëndron vetëm në atë që shkruan, por edhe në aftësinë për të ndikuar në mënyrën se si të tjerët mendojnë, analizojnë dhe e kuptojnë botën që i rrethon.

Vepra e akademikut Luan Omari i kapërcen kufijtë e librave dhe të auditorëve. Ajo gjendet në historinë e Fakultetit të Drejtësisë, në zhvillimin e institucioneve akademike, në studimet kushtuar së drejtës publike e kushtetuese dhe në formimin e brezave të tërë juristësh, studiuesish e intelektualësh.

Si anëtar themelues i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, si profesor dhe si studiues i angazhuar në debatet kushtetuese të vendit, ai ishte pjesë e një rrugëtimi të gjatë që lidhet ngushtë me zhvillimin e mendimit juridik dhe me përpjekjet për ndërtimin e institucioneve demokratike.

Jeta e tij përshkoi një shekull ndryshimesh të mëdha historike, ku ai ishte dëshmizar dhe protagonist i rëndësishëm sesi ndryshuan shoqëria, institucionet, sistemet dhe mënyrat e të menduarit.

Në këtë rrjedhë të gjatë kohore, ai mbeti i lidhur me studimin e së drejtës, duke kontribuar me përvojën dhe formimin e tij në një fushë ku dija, argumenti dhe përgjegjësia publike kanë një rëndësi të veçantë.

Sot, në çastin e lamtumirës, titujt akademikë dhe nderimet institucionale marrin kuptimin e tyre më të plotë kur shihen në dritën e veprës që përfaqësojnë.

Dekorata “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe Çmimi i Karrierës Akademike janë shprehje e vlerësimit për një jetë të gjatë në shërbim të shkencës dhe kulturës shqiptare.

Megjithatë, trashëgimia më e qëndrueshme e një intelektuali nuk matet vetëm me nderimet që merr gjatë jetës, por me rëndësinë që ruan mendimi i tij, me vlerën që mbart vepra e tij dhe me aftësinë e saj për t’u bërë pikë referimi edhe për brezat që do të vijnë dhe që nuk patën mundësinë ta takonin.

Largimi i akademikut Luan Omari nuk është vetëm një humbje njerëzore dhe akademike, por një moment që na kujton se kujtesa e një kombi ndërtohet përmes njerëzve që i japin përmbajtje historisë së tij intelektuale.

Një shoqëri që di të nderojë dijetarët e vet, di të nderojë edhe dijen, di të ruaj më së miri veprën e tyre si pjesë të identitetit të vet.

Vitet biologjike te një jete mund të përfundojnë, por mendimi nuk shuhet bashkë me jetën e atij që e krijoi. Ai vazhdon të jetojë në libra, në institucione, në kujtesën e studentëve dhe në pyetjet që brezat e ardhshëm do t’i drejtojnë së shkuarës.

Akademiku Luan Omari mbylli një rrugëtim 101-vjeçar, por vepra e tij mbetet pjesë e rrugëtimit të shkencës juridike shqiptare.

Në këtë ditë dhimbjeje, përulja dhe mirënjohja janë mënyra jonë për të nderuar një jetë të gjatë kushtuar dijes.

Le të mbetet kujtimi i tij jo vetëm një shenjë e respektit për të shkuarën, por edhe një nxitje për të ardhmen: për të studiuar më thellë, për të menduar më lirshëm dhe për ta vlerësuar dijen si një nga pasuritë më të çmuara të shoqërisë.

Lamtumirë Mik i paharruar!

Prehu në në paqen e merituar akademik Luan Omari!

Next Post
Rrëzohet helikopteri ushtarak italian i EUFOR-it në Bosnjë, raportohen tre të vdekur dhe 12 të plagosur!

Rrëzohet helikopteri ushtarak italian i EUFOR-it në Bosnjë, raportohen tre të vdekur dhe 12 të plagosur!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrëzohet helikopteri ushtarak italian i EUFOR-it në Bosnjë, raportohen tre të vdekur dhe 12 të plagosur!

Rrëzohet helikopteri ushtarak italian i EUFOR-it në Bosnjë, raportohen tre të vdekur dhe 12 të plagosur!

October 29, 2026
Shpalli kandidaturën kundër Gjinushit/ Akademia e Shkencave i përgjigjet Fugës: Lobimet jashtë-institucionale, cënim i drejtpërdrejtë i autonomisë!

Akademiku Luan Omari, kujtesa e mendimit juridik shqiptar

October 29, 2026
Dita e 17-të e tubimit në Tiranë, protestuesit vendosen para Kryeministrisë, pjesëmarrje e ulët dhe pa tensione!

Dita e 17-të e tubimit në Tiranë, protestuesit vendosen para Kryeministrisë, pjesëmarrje e ulët dhe pa tensione!

October 29, 2026
Protestuesit prishin tubimin e Trump në Ohajo dhe i kujtojnë skandalin Epstein! Presidenti: Unë e nxora nga klubi se ishte njeri i keq dhe mik i…

Sondazhet alarmuese/ Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, ekspertët: Testi më i rrezikshëm i Donald Trump, ja çfarë pritet të ndodhë!

October 29, 2026
“Të mos mjaftohemi me fjalë”- Aldo Merkoçi në Këshillin Bashkiak: Ku është akti i transferimit të Veliajt? Dyshime për presion politik

“Të mos mjaftohemi me fjalë”- Aldo Merkoçi në Këshillin Bashkiak: Ku është akti i transferimit të Veliajt? Dyshime për presion politik

October 29, 2026
Zbardhet vrasja e 31-vjeçarit shqiptar, italiani rrëfen krimin dhe tregon pse e hodhi trupin në pus

“Kisha frikë për veten dhe familjen”- Vrasja e shqiptarit në Itali pas sherrit për pazaret e drogës, 29-vjeçari rrëfen krimin: Trupin ia hodha në pus dhe…

October 29, 2026
Turqia mohon ndërhyrjen në zgjedhjet e Izraelit: Pretendimet janë të pabazuara!

Turqia mohon ndërhyrjen në zgjedhjet e Izraelit: Pretendimet janë të pabazuara!

October 29, 2026
VIDEO/ Protesta në Tiranë, Rama prezanton paketën e re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane

Rama ul taksat e rrit pagat, avazi ‘hip se të vrava, zbrit se të vrava’ nuk ndalet!

October 29, 2026
Nga “Pasqyrë Albania” dhe fondet e IPARD, te marrëveshja me Francën për ujësjellësin e Durrësit! Zbardhen të gjitha vendimet e Qeverisë

Gara për fondet e buxhetit të shtetit, “ngrin” paga e Presidentit! Ja ministritë që marrin më shumë

October 29, 2026
Vrasja e 22-vjeçarit shqiptar Lorik Abazi në Angli, shkak dyshohet komenti për partneren! Nga sherri te krimi fatal, detajet e ngjarjes tragjike

Vrasja e 22-vjeçarit shqiptar Lorik Abazi në Angli, shkak dyshohet komenti për partneren! Nga sherri te krimi fatal, detajet e ngjarjes tragjike

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In