Shpërthen bombola e oksigjenit në një ambulancë në Pakistan, 9 të vdekur dhe disa të plagosur

29 Tetor 2026 | 20:04

Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur pas shpërthimit të një bombole oksigjeni brenda një ambulance në jug të Pakistanit.

Ngjarja ndodhi të mërkurën në mbrëmje, në një spital lokal në distriktin Tharparkar, në provincën Sindh, ndërsa personeli mjekësor po përgatitej të transportonte pacientë drejt një tjetër institucioni shëndetësor.

Sipas policisë, bombola e oksigjenit shpërtheu gjatë lidhjes së saj brenda ambulancës, duke shkaktuar zjarr që përfshiu automjetin.

Mes viktimave raportohet se janë pacientë dhe pjesëtarë të personelit spitalor. Ndërkohë, pesë persona të tjerë kanë pësuar djegie të rënda dhe kanë marrë ndihmën mjekësore.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e shpërthimit tragjik.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e re e sulmeve, Vance, letër Teheranit për rifillimin e negociatave

Zëvendës presidenti amerikan J D Vance ka kontaktuar kreun e shërbimeve iraniane të sigurisë në përpjekje për të rifilluar negociatat e paqes dhe për të...
19:51 | 29/10/2026

Prokuroria kërkon rigjykimin e Lindsey Clancy, e akuzuar për vrasjen e tre fëmijëve të saj

Prokurorët në Massachusetts kanë kërkuar nga gjykata të rrëzojë kërkesën e Lindsey Clancy për pushimin e akuzave ndaj saj, duke argumentuar se procesi penal duhet...
19:49 | 29/10/2026

Meloni u jep italianëve mundësinë të zgjedhin targa të personalizuara për makinat

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni do t’u japë mundësinë qytetarëve italianë të zgjedhin targa të personalizuara për makinat e tyre, me shkronja dhe numra sipas dëshirës....
18:18 | 29/10/2026