“E kam blerë me këste dhe ende s’e kam mbaruar pagesën”/ I vidhet motori poshtë pallatit në Kinostudio, qytetari ofron shpërblim

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 29.10.2026, 20:18

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar vjedhjen e motorit të tij në zonën e Kinostudios, në Tiranë.

Sipas tij, mjeti ishte parkuar poshtë pallatit ku banon. Qytetari tregon se e kishte lënë aty një ditë më parë, pasi kishte përfunduar punën rreth orës 17:30, ndërsa kur u kthye për ta marrë në orën 10:30 të mëngjesit, motori nuk ndodhej më në vendin ku e kishte parkuar.

Ai shprehet se në zonë nuk ka kamera sigurie që mund të ndihmojnë në identifikimin e personit që e ka marrë mjetin. Denoncuesi thotë gjithashtu se e ka raportuar rastin në polici, por deri në momentin e regjistrimit të videos nuk kishte marrë një zgjidhje.

Ajo që e rëndon edhe më shumë situatën për qytetarin është fakti se motorin e kishte blerë me këste dhe ende nuk i kishte përfunduar pagesat.

Përmes denoncimit, ai kërkon ndihmën e kujtdo që mund ta ketë parë motorin ose ka informacion për vendndodhjen e tij, duke ofruar edhe një shpërblim për personin që ndihmon në gjetjen e tij.

Kushdo që disponon informacion, mund t’i shkruajë redaksisë së JOQ Albania për t’ia përcjellë pronarit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit