AKTUALITET

Hakmarrja e Ramës ndaj influencerave që dolën ne protestë, reagon Fjoralba Ponari: Balluku vodhi 1 miliardë euro, me pafytyrësinë më të madhe propozojnë taksa të reja

20:10 - 29.10.26 GSH Gazetar
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Moderatorja dhe influencerja Fjoralba Ponari ka reaguar në rrjetet sociale, duke ironizuar akuzat për abuzime me tendera ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, si dhe paketën e re fiskale të propozuar nga kryeministri Edi Rama.

Në një videomesazh të publikuar në rrjetet sociale, Ponari ndalet te akuzat për Ballukun dhe te shifra prej 1 miliard eurosh që ajo akuzohet se ka vjedhur.

Ajo thekson se një njeriu që të shpenzojë 1 miliard euro i duhen 55 vite jetë, ku çdo ditë të shpenzojë 50 mijë euro.

“Dje po shihja deklaratën e Lalës për ish-numrin dy të qeverisë, që akuzohet për abuzime me tendera, deri në vlerën e 1 miliard euro. Një miliard euro. Njëshi me nëntë zero mbrapa. E di sa i duhet një njeriu që të shpenzojë 1 miliard euro? I duhen 55 vite jetë, ku çdo ditë të shpenzojë 50 mijë euro. Pa bërë asgjë, pa shtuar as edhe një cent në pasurinë e saj. 55 vite, ku ditën duhet ta ketë kuotën e shpenzimeve 50 mijë euro. Ejj…”, shprehet Ponari.

Krahas reagimit për çështjen e Ballukut, moderatorja ka kritikuar edhe propozimet e reja fiskale të qeverisë, duke ironizuar vendimin për rritjen e taksave.

“Me pafytyrësinë më të madhe, propozojnë taksa të tjera!”, shkruan ajo në rrjetet sociale, duke iu referuar paktës së re fiskale të propozuar nga kryeministri Edi Rama, e cila përfshin edhe taksimin e influencerave.

Kjo është parë edhe si shenjë hakmarrje e kreut të qeverisë ndaj tyre, të cilët kanë qenë në mbështetje të protestave që prej katër muajsh, ku kërkohet dorëheqja e tij.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.