Vendosni fjalën kyçe....

“Pas 31 orësh vendimi i transferimit ende sekret, maskaradë, arbitraritet” – Veliaj


Kryebashkiaku i Tiranës Veliaj ka denoncuar mosvënien në dispozicion të aktit të transferimit të papritur nga burgu i Durrësit në atë të Fierit.

Në një shënim në Facebook, ai shkruan se mosvënia në dispozicion synon mohimin e mundësisë për ta ankimuar atë në gjykatë. Ai kërkon me forcë që t’i vihet përpara autorizimi i kryeministrit Rama që autorizon vendimin si sekret shtetëror.

“U deshën 31 orë që më në fund të na thuhet se vendimi është sekret!

Pra, jo vetëm që nuk na vihet në dispozicion akti, por synohet të na mohohet edhe mundësia për ta njohur, kundërshtuar dhe ankimuar efektivisht atë. Ateherë kalojmë në faqen tjetër të kësaj maskarade: nga arbitrariteti i vendimmarrjes te fshehja e saj pas sekretit shtetëror! Na vini në dispozicion autorizimin e Kryeministrit të vendit që ju autorizon si autoritet klasifikues.”