Michael Carrick ka konfirmuar se nuk ka ndërmend t’i heqë shiritin e kapitenit Bruno Fernandesit, pavarësisht kritikave publike të portugezit ndaj taktikave të trajnerit të Manchester United.
“Bruno është plotësisht i përkushtuar ndaj këtij klubi dhe dëshiron që gjërat të përmirësohen. Për mua, kjo nuk ndryshon asgjë”, deklaroi Carrick në konferencën për shtyp.
Trajneri i “Djajve të Kuq” vlerësoi gjithashtu rolin e mesfushorit, duke theksuar se ai ka udhëhequr ekipin në shumë ndeshje dhe për një kohë të gjatë.
“Është ai që e ka drejtuar ekipin kaq mirë në shumë ndeshje dhe prej shumë vitesh. Do të vazhdojë ta bëjë këtë”, shtoi Carrick.
Deklaratat e trajnerit vijnë pas raportimeve se ai dhe Fernandes kanë zhvilluar një bisedë kokë më kokë gjatë kësaj jave, me synimin për të sqaruar mosmarrëveshjet dhe për të lënë pas tensionet e krijuara.
Sipas raportimeve, kapiteni portugez i ka garantuar trajnerit Carrick se dëshiron të ndihmojë Manchester Unitedin të ndryshojë rrjedhën e sezonit, në një periudhë kur rezultatet dhe situata e skuadrës kanë shtuar presionin mbi klubin.
Fernandes pritet të jetë në dispozicion për ndeshjen e së shtunës kundër Chelsea-t. Konfirmimi i Carrick se mesfushori do të vazhdojë të mbajë shiritin e kapitenit tregon se, pavarësisht kritikave dhe tensioneve të fundit, trajneri nuk ka ndërmend të ndryshojë hierarkinë drejtuese të skuadrës.
© SYRI.net
Kumbulla bind Rayo Vallecanon: Kur trajneri të ketë nevojë për mua, do të jem gati
Tragjedia hekurudhore në Urda, humb jetën atletja 24-vjeçare Julieta Gallego
Manchester United mendon transferimin surprizë të Calvert-Lewin, dëmtimi i Sesko-s ndryshon planetBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: