Erjon Vishkulli, 28-vjeçari nga Elbasani që u plagos në sy gjatë protestës së 24 tetorit në Tiranë, ka publikuar një foto nga Italia, një ditë pas ndërhyrjes kirurgjikale në klinikën “Gemelli” në Romë.
“Kur Zoti vendos të bëjë një mrekulli, asgjë s’është e pamundur”, shkruan Vishkulli në postimin e tij, teksa shfaqet me syrin e pafashuar pas operacionit.
I riu u plagos nga një plumb gome gjatë protestës dhe, pasi mori ndihmën e parë në Spitalin e Traumës në Tiranë, u transportua drejt Italisë për trajtim të specializuar.
Ndërhyrja kirurgjikale përfundoi me sukses dhe mjekët arritën të shpëtonin syrin. Megjithatë, rikuperimi i shikimit do të kërkojë kohë dhe trajtime të mëtejshme.





