Xhafaj dhe Çuçi i kërkojnë Ministrisë së Drejtësisë informacion për transferimin e Veliajt në burgun e Fierit

29 Tetor 2026 | 20:56

Fatmir Xhafaj dhe Bledi Çuçi i janë drejtuar zyrtarisht Ministrisë së Drejtësisë me një shkresë, përmes së cilës kërkojnë informacion mbi procedurën e ndjekur për transferimin e Erion Veliajt nga burgu i Durrësit në atë të Fierit.

Në shkresën drejtuar ministrisë, dy deputetët kërkojnë të informohen nëse transferimi i kryebashkiakut të Tiranës është kryer në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe nëse janë respektuar procedurat ligjore përkatëse.

Kërkesa është paraqitur nga Xhafaj dhe Çuçi në cilësinë e drejtuesve të dy komisioneve parlamentare: Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, si dhe Komisionit për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha kundër ligjit për guvernatorin e Bankës së Shqipërisë: Rama po e bën për veten e tij

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas votimit të ligjit për mbrojtjen e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama...
20:38 | 29/10/2026

Tensionet në Kuvend, PS kërkon përjashtimin me 10 ditë të Berishës! 60 ditë për 6 deputetët e PD-së

Partia Socialiste këtë të enjte ka bërë kërkesë për marrjen e masave disiplinore ndaj 7 deputetëve të Partisë Demokratike, pas seancës plenare të shoqëruar me...
13:51 | 29/10/2026

Transferimi i Veliajt në Fier, Balla: Të verifikohet procedura, çështja të trajtohet sipas standardeve të BE-së

Transferimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në paraburgimin e Fierit ka shkaktuar debate brenda Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Pas diskutimeve të zhvilluara këtë...
12:58 | 29/10/2026