Një pacient ka humbur jetën në Tiranë, pasi ka rënë nga kati i tretë i Spitalit të Traumës, ku po merrte trajtim mjekësor. Ngjarja është regjistruar gjatë ditës së sotme, ndërsa policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat.
Sipas raportimeve pacienti ishte shtruar në spital pas një tentative të mëparshme për vetëvrasje, si pasojë e së cilës kishte pësuar fraktura dhe kishte pasur nevojë për trajtim mjekësor.
Gjatë qëndrimit në spital, ai ka rënë nga kati i tretë i godinës dhe ka ndërruar jetë.
Pas ngjarjes, policia ka nisur veprimet hetimore për të zbardhur dinamikën dhe rrethanat në të cilat ndodhi incidenti. Në kuadër të hetimeve, po merren në pyetje personeli mjekësor dhe familjarët e pacientit.
Pritet që hetimet të sqarojnë se si ndodhi ngjarja dhe rrethanat e qëndrimit të pacientit në spital.

