Ndryshimet në ligjin për Bankën e Shqipërisë, deputeti përplaset me gazetarin: Pranoje që je i njëanshëm

29 Tetor 2026 | 22:05

Deputeti i Partisë Socialiste, Eduart Shalsi, dhe analisti Bledian Koka janë përfshirë në një debat në emisionin “NOW me Erla Mëhillin”, lidhur me ndryshimet në ligjin për Bankën e Shqipërisë, të miratuara në Kuvend me 84 vota.

Gjatë debatit, Shalsi i kërkoi analistit të mos e ndërpriste dhe të linte bashkëbiseduesin të përfundonte argumentet e tij. Ai gjithashtu vuri në pikëpyetje ekspertizën e Kokës për çështjet që lidhen me Bankën e Shqipërisë.

“Duhet të kesh durim të më dëgjosh. Kam një kërkesë dhe e kam shumë merak: ndërprerjet e vazhdueshme. Lëre tjetrin ta artikulojë. Unë nuk jam ekspert i milljes dhe i peshkut, nuk marr përsipër të flas pa e pasur idenë. Edhe për Bankën e Shqipërisë, edhe për peshkun, edhe për shumë të tjera. Kur di një gjë, e di; kur nuk e di. Për shembull, çfarë di ti për kursin e këmbimit valutor? Mos merr përsipër të flasësh. Mbi ç’bazë flet ti për këto? Duhet të kesh ekspertizë. Kam një pyetje: në çfarë cilësie flet?”, u shpreh Shalsi.

“Unë jam gazetar”, u përgjigj Kokau.

Shalsi e akuzoi më pas analistin për njëanshmëri politike.

“Ti je gazetar i njëanshëm. Dukesh nga mënyra si flet. E di si flet ti kur të dëgjoj. Ti je si ata kamikazët e PD-së. Pranoje që je i njëanshëm”, tha deputeti.

Nga ana e tij, Koka iu përgjigj:

“Po ti je deputet apo karton-ngritës? S’të kam parë ndonjëherë të bësh një kritikë, s’të kam parë të bësh ndonjë fjalim, vetëm ngre kartonin”, iu drejtua analisti deputetit socialist.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma Amerikane e Tregtisë kundër paketës fiskale 2027, thirrje qeverisë: Rishikoni barrën tatimore

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri, AmCham, ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me ndryshimet e propozuara në Paketën Fiskale 2027, të cilat parashikojnë rritjen...
10:28 | 29/10/2026

Si do reflektohet ulja e çmimeve në supermarkete? Eksperti: Taksat e reja riekuilibrojnë shoqërinë, paketa fiskale të mbështesë industrinë

Alban Zusi, ekspert i bujqësisë, ekonomisë dhe sigurisë ushqimore, ka folur lidhur me taksat e reja, duke argumentuar se taksimi më i lartë i mjeteve...
22:08 | 28/10/2026

Bozdo përmend të gjitha profesionet e lira që preken nga ndryshimi i taksave

Deputeti Eno Bozdo komentoi në emisionin “Now” në Euronews Albania ndryshimet në paketën e re fiskale 2027. Sipas tij, përfshirja në skemën e TVSH-së e...
22:00 | 28/10/2026