Hyrja në politikë dhe eksperienca si President i Kosovës/ Prapaskenat e dorëheqjes dhe njohjet e reja nga Pacolli

22:51, 29/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pse vendosi Behgjet Pacolli të linte suksesin në biznes dhe të hynte në politikën e Kosovës?

Në një intervistë ekskluzive në emisionin “Çim Peka Live” në SYRI TV, biznesmeni rrëfen se vendimi i tij nuk kishte të bënte me përfitime personale apo promovim, por me bindjen se mund t'i jepte Kosovës një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik dhe në forcimin e shtetësisë së saj.

Pacolli flet edhe për përpjekjet për sigurimin e njohjeve ndërkombëtare, duke pranuar se ka përdorur edhe paratë e tij personale për këtë qëllim.

Gjatë intervistës, Pacolli rikthehet te eksperienca e tij e shkurtër si President i Kosovës dhe zbulon versionin e tij për rrethanat që çuan në largimin nga detyra.

Ai mohon kategorikisht që shkarkimi i tij të jetë diktuar nga ndërhyrja amerikane apo nga dyshimet për lidhjet me Lindjen, duke ia atribuar krizës dhe përçarjeve brenda Partisë Demokratike të Kosovës.

Intervista ekskluzive:

Pacolli: Ai, ka qenë shumë e vështirë me e mohu këtë. Edhe pse janë mundu ta mohojnë këtë. E dinë mire pas luftës, e kanë pa, e kanë fy. Ai ka ec gjithmonë, ombrellë vertikal, ka ec vertikalisht, ka ec drejt. Edhe nuk ka dasht as ta kthejë kryet me e dëgju kush po e shan atë. Madhështia e tij ka qenë aty. Unë e kam kritiku Ibrahim Rugovën, e kam kritiku edhe në gazeta. E kam kritiku për këtë reformat ekonomike. Për ekonominë e kam kritiku, duke menduar që tani ne kemi një shtet e duhet krejt me investu në ekonomi. E mirëpo kur kam hy vetë atje në politikë e kam pa që ishte e pamundur krejt me e lëviz, me e lëviz atë që unë doja ta lëvizi. Më mbeti borxh t'ju them pse kam hy në politikë. Sinqerisht t'ju them. As nuk kam shku për përfitime të mia, as nuk kam shku për ndonjë promovim, unë kam qenë i promovum në perëndim. Por kam shku vetëm prej një, për një arsye: Kam menduar se nëse shkoj, unë do të ndryshoj shumëçka. Kam menduar se kontributi im Kosovës do t'i shkon në favor. Ka nevojë për kontributin tim. 

Peka: A keni paguar ju nga xhepi juaj për njohjet e shtetit të Kosovës?

Pacolli: Edhe sot... Po more. Edhe sot ju them se shumë keq që nuk pata mundësinë t'ia jap Kosovës atë që unë kam mendu t'ia jap. Dhe sot nëse e shikoni, merrni ndoshta programin e AKR-së të vitit 2007 të zgjedhjeve të para, dhe është diku në internet, po më duket, edhe e shikoni shtyllat e atij programi. Absolutisht sot, mbas 20 viteve tentojnë partitë e tjera ta kenë pjesë të programit. Tentojnë ta kenë pjesë të programit. Edhe po e sheh, ideja e parë ka qenë për zgjedhjen e presidentit prej popullit, ka qenë e imja.

Peka: Shkoji pak kësaj... megjithëqë patë fatin të ishit vetëm për pak muaj apo pak ditë president i Republikës së Kosovës. Aludimet e para kanë qenë se ishte ndërhyrja amerikane që të shkohej në shkarkimin tuaj ose në shpalljen të pavlefshme të zgjedhjes suaj. Pyetja është fare konkrete: A kanë ndikuar aludimet apo dyshimet se Behgjet Pacolli kishte më shumë lidhje në lindje se në perëndim? Pra atë vendim që u mor ndaj funksionit tuaj?

Pacolli: S'ka pas lidhje ai vendim. Pse u shkarkua Behgjet Pacolli? Është shkarkuar Behgjet Pacolli për shkak të pamundësisë të ecjes përpara. Për arsye se ka pas një thyerje të madhe në Partinë Demokratike. Partia Demokratike ka qenë lidere e politikës në Kosovë. Hashimi tha që ka qenë në atë anën që më ka mbështetur mua normalisht, kurse pjesa më e madhe e kolegëve të tij, të cilët pjesërisht janë edhe në Hagë, ata e kanë kryqëzuar këtë president...

Peka: E besoni vërtet se e kanë kryqëzuar Thaçin? Thaçi ju ka ndihmuar tha, s'kanë dasht, apo Thaçi ka qenë një gjeni politik për t'i bërë të tjerët fajtorë dhe vetë për të dalë gjithmonë i mirë në raport me miqësinë, me aleancat...

Pacolli: Sinqerisht... s'kisha... sot tha që nuk është aty... kur vjen tha që...

Peka: Se është një traditë në të vërtetë e fortë e politikës. E kemi me Ramën këtu, që këta të tjerët ia bëjnë pas shpine apo nuk di gjë, ka qenë edhe në kohën e Berishës, në kohën e... ndodh gjithmonë që këta të partisë e ndërhynë s'di gjë. Është e pamundur që liderët e fortë të mos mbajnë përgjegjësitë për vete. Ju e besoni se Hashim Thaçi ishte i pafuqishëm për t'ju mbrojtur nëse ju donte?

Pacolli: Po, po ka pas diçka tjetër. Unë s'kam kërkuar... dhe unë kam kërkuar që të eci prej aty. Ju e dini unë nuk e kam prit as vendimin e Gjykatës Kushtetuese, edhe në moment që kam ndier unë kam lëshuar zyrën. Unë kam mundur me u ankimu aty, kam mundur mos me e respektu aty, kam mundur në një farë mënyre... por unë e di që ata muaj që kam qenë aty...

Peka: Pra nuk ishin amerikanët pas shkarkimit tuaj?

Pacolli: Absolutisht jo. Për mua ka ardh vetë ambasadori Dell edhe thotë krejt këto çka thonë të tjerët mos i merr për bazë. Në shtëpinë time ka lind presidenti i ardhshëm, pasues, nga ai... në shtëpinë time. Aty janë bërë tratativat. Edhe aty më ka thënë ai: 'Të lutem mos mendo...'

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco