Aprilia RS 660 Phillip Island Tribute, modeli special që nderon historinë e garave në Australi

Aprilia ka prezantuar versionin special dhe të limituar të motorit RS 660, të quajtur Phillip Island Tribute, në nder të pistës australiane që ka lënë gjurmë të rëndësishme në historinë e garave botërore të motoçiklizmit.

Ky model është krijuar për të festuar sukseset e Aprilia Racing në pistën e Phillip Island, ku prodhuesi italian ka regjistruar dhjetë fitore në kategori të ndryshme të Kampionatit Botëror MotoGP, përveç triumfeve në Kampionatin Botëror të Superbikeve me modelin legjendar RSV4.