Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Marre, Drejtësi, Dorëheqje” – Hidhen tymuese te Qeveria, MD-ja e KGJK-ja

Qeveria

Foto: Driton Paçarada

Protestuesit kanë vazhduar nga Ministria e Drejtësisë, te Këshilli Gjyqësor i Kosovës e pastaj te Qeveria me kërkesat për dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla dhe atij të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë.

Te të gjitha këto institucione protesutesit kanë hedhur tymues.

Te objekti i Policisë së Kosovës ata kanë shkruar me ngjyrë të kuqe: Kush na mbron prej Policisë?

Ndërsa te objekti i Qeverisë së Kosovës kanë shkruar po ashtu me ngjyrë të kuqe: Drejtësi për Arlindën.

Kjo është dita e dytë e protestës e organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist dhe e mbështetur nga shumë qytetarë.

Edhe Protestuesit insistojnë në shkarkimin e Gërvallës e Sveçlës LAJMET E MBRËMJES Protestuesit insistojnë në shkarkimin e Gërvallës e Sveçlës

Foto: Driton Paçarada / KOHA


Protestuesit hedhin tymues në Ministrinë e Drejtësisë, kërkohen dorëheqjet e Gërvallës e Sveçlës

Protestuesit pasi u mblodhën në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, vazhduan para Ministrisë së Drejtësisë duke kërkuar dorëheqjen e ministres, Donika Gërvalla.

Ata kanë hedhur tymues drejt këtij institucioni derisa në një moment ajo ka depërtuar brenda për t'u larguar më pastaj nga një zyrtar.

Pas Ministrisë se Drejtësisë, protestuesit vazhduan të Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

Mes thirrjeve ata kërkojnë edhe burgosjen e togerit të Policisë së Kosovës në Pejë, Faruk Muqolli i cili është njëri nga 11 policët e suspenduar për këtë rast.

Foto: Driton Paçarada / KOHA

Edhe Guri: S'presim dorëheqje nga Gërvalla e Sveçla Arbëri Guri: S'presim dorëheqje nga Gërvalla e Sveçla

“Gjumi s’ka me ju marrë” – Vazhdojnë protestat kundër vrasjes së grave

Me pankartat “Gjumi s’ka me ju marrë, flaka ka me ju dalë”, “Heshtja mbron dhunuesin, jo viktimën”, ka vazhduar protesta edhe në ditën e dytë në reagim kundër vrasjes së grave. Protestat po zhvillohen pas vrasjes së fundit të një gruaje - Arlinda Zekajt, më 25 tetor në Pejë.

Ata po kërkojnë dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla dhe atij të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Protestë u zhvillua edhe një ditë më parë.

Liridona Sijarina nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist në fjalimin e saj para ndërtesës së Qeverisë ka thënë se protestat do të vazhdojnë çdo ditë derisa të plotësohen kërkesat, e prej kërkesave është shkarkimi i ministres Gërvalla dhe ministrit Sveçla. Po ashtu ndjekje penale ndaj atyre që kanë neglizhuar rastin e Arlinda Zekajt, që u vra nga ish-kunati i saj.

Gjatë ditës, Këshilli Prokurorial i ka suspenduar nga detyra kryeprokuroren e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj dhe Arlinda Nallbani Gacaferrin, prokuroren e rastit të Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor. 

Edhe Paralajmërohet protestë në kohën kur Gërvalla e Sveçla do të mbajnë konferencë Arbëri Paralajmërohet protestë në kohën kur Gërvalla e Sveçla do të mbajnë konferencë

Ndaj tyre u hap edhe procedurë disiplonore dhe është themeluar panel hetimor për trajtimin e rastit.

Gjithashtu edhe Policia e Kosovës ka pezulluar nga puna 11 zyrtarë policorë për trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt, që u vra ditë më parë në Vitomiricë të Pejës.