Deklarata e Berishës në foltoren e Kuvendit në seancën e së enjtes i ka kushtuar kryedemokratit 10 ditë përjashtim nga seancat plenare.

“Këta meritojnë gazin lotsjellës dhe plumbat e gomës, kafkac e çara dhe kockat e thyera”, tha Berisha.

Vendimin e mori Sekretariati i Etikës paraditen e së premtes, 24 orë pas rrëmujës në seancë, duke pranuar argumentin e socialistëve se deklarata përfaqësonte thirrje për akte dhune dhe një gjuhë të shprehuri që nxit urrejtjen.

Socialistët e Sekretariatit, të mbledhur online përjashtuan gjithashtu me 60 ditë Albana Vokshin, Xhelal Mziun, Ivi Kason, Bledi Himçin dhe Bledion Nallbatin. Shkaku i përjashtimit të tyre ishte ndezja e flakadanëve dhe krijimi i tymit në seancë plenare.

Deputetja Klodiana Çapja, edhe ndaj së cilës socialistët kërkuan 2 muaj përjashtim, nuk u gjet nga fajtore nga Etika.

Sekretariati u bojkotua nga Partia Demokratike. Përveç përjashtimeve të kësaj të premteje, nga punimet e Kuvendit më herët janë dënuar kreu i grupit Gazment Bardhi, si dhe deputetët Klevis Balliu, Flamur Noka, Belind Këlliçi, Edi Paloka, Fidel Kreka, Luçiano Boçi dhe Besart Xhaferri. Të gjithë nga 60 ditë.

Seanca e kësaj të enjteje u mbizotërua nga kaosi pasi PD bllokoi foltoren dhe ndezi flakadanë ndërsa në të mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama. Për 2 orë aq sa zgjati seanca ishte larg së qenit normale. Ndërsa u votuan pa diskutime ligjet e planifikuara përfshirë ligjin për Bankën e Shqipërisë.