Aksident në Fier pranë Spitalit Memorial, përplasen dy automjete

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 30.10.2026, 07:57

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 të mëngjesit të sotëm në Fier, pranë Spitalit Memorial, ku dy automjete, një “Audi” dhe një “Benz”, janë përplasur me njëri-tjetrin. Sipas të dhënave paraprake, automjeti “Audi” drejtohej nga Gabriel Çuni, ndërsa “Benz”-i nga Alfred Sinani.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i lënduar pasagjeri që udhëtonte në automjetin “Audi”. Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po merr ndihmën mjekësore. Fatmirësisht, i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për dokumentimin e plotë të aksidentit dhe përcaktimin e shkaqeve që çuan në përplasjen e dy automjeteve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit