Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 të mëngjesit të sotëm, pranë Spitalit Memorial në Fier, ku janë përplasur dy automjete, një tip “Audi” dhe një tip “Benz”.
Sipas të dhënave paraprake, automjeti “Audi” drejtohej nga Gabriel Çuni, ndërsa “Benz”-i nga Alfred Sinani. Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i plagosur pasagjeri që udhëtonte në automjetin “Audi”.
I lënduari është transportuar në Spitalin Rajonal të Fierit, ku po merr ndihmë mjekësore. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.