Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama edhe këtë të premte e ka nisur me një thirrje për dialog drejtuar studentëve që prej ditësh po protestojnë në Tiranë.

Shefi i qeverisë shqiptarë në videon që e ka publikuar në rrjetet sociale shihet duke i lënë ftesat për dialog në tryezën e betonit përballë kryeministrisë.


Ky mesazh i Ramës vjen në ditën e 18-të të protestës së studentëve, të cilët këmbëngulin në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Rama. /Telegrafi/