Një fotografi nga takimi mes presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij nga Mozambiku, Daniel Chapo, është kthyer në virale në rrjetet sociale, duke lënë në hije edhe takimin diplomatik mes dy liderëve. Ajo që tërhoqi vëmendjen ishte diferenca e dukshme në gjatësinë e tyre, e cila u shndërrua menjëherë në objekt komentesh humoristike dhe memesh në internet.

Dy presidentët u takuan të martën, më 27 tetor, në Moskë, në kuadër të Samitit të 8-të të Forumit të Vendeve Eksportuese të Gazit (GECF). Gjatë shtrëngimit të duarve, Chapo dukej dukshëm më i gjatë se Putin, duke krijuar një kontrast që nuk kaloi pa u vënë re nga përdoruesit e rrjeteve sociale.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by The Independent (@the.independent)

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, presidenti i Mozambikut është rreth 2.03 metra i gjatë, ndërsa lartësia e Vladimir Putinit vlerësohet në rreth 1.70 metra. Një diferencë prej afërsisht 33 centimetrash, e mjaftueshme për ta kthyer fotografinë zyrtare në një nga pamjet më të komentuara të takimit.

Interesi u shtua pasi Daniel Chapo publikoi në rrjetet sociale fotografi dhe pamje nga vizita e tij në Moskë. Përdoruesit nuk vonuan të reagonin me batuta dhe krahasime, ndërsa disa prej tyre i lidhën dy liderët me personazhet e sagës fantastike “Zoti i Unazave”, duke e krahasuar Chappon me Gandalfin dhe Putinin me një hobbit.

Vëmendje të veçantë morën edhe fotografitë e publikuara nga palët përkatëse. Në njërën prej tyre, të shpërndarë nga pala ruse, këndi më i ulët i fotografimit e bën diferencën në lartësi më pak të dukshme.

Ndërkohë, gjatësia e presidentit rus është komentuar edhe më parë në mediat ndërkombëtare. Putin është përfolur se përdor kënde të caktuara fotografimi dhe këpucë që i shtojnë disa centimetra lartësisë së tij.

Këtë herë, megjithatë, takimi me presidentin e Mozambikut, një prej krerëve të shteteve më të gjatë në botë, prodhoi një fotografi që u bë menjëherë virale.

Daniel Chapo nuk ka reaguar ndaj komenteve dhe shakave në internet, duke u përqendruar te vizita në Moskë dhe rëndësia e forcimit të marrëdhënieve mes Mozambikut dhe Rusisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb