La Liga sjell intervistat me gjyqtarët edhe pas ndeshjeve

La Liga ka prezantuar një risi të rëndësishme: pas intervistave televizive para takimeve, këtë fundjavë gjyqtarët do të flasin edhe pasi të përfundojnë ndeshjet.

Nisma, e para e këtij lloji në historinë e futbollit spanjoll, do të zbatohet për herë të parë këtë fundjavë. Pritet të dëgjohen komentet e të paktën dy gjyqtarëve.

Të lidhura

None found

Sipas DAZN, një prej takimeve ku do të intervistohet arbitri është derbi bask. Gjyqtari kryesor do të flasë pas përballjes Athletic Bilbao – Real Sociedad, që nis të dielën në orën 21:00 në San Mames.

Komisioni i Gjyqtarëve e nisi praktikën e intervistimit të arbitrave para ndeshjeve në fillim të këtij sezoni. Ajo është zbatuar prej disa javësh dhe është mbuluar nga gazetarët e transmetuesve që kanë të drejtat televizive.

Gazeta AS shkruan se La Liga e ndërmori këtë hap të ri me synimin për të mbrojtur dhe përmirësuar imazhin e gjyqtarëve.


Shtuar më 30.10.2026 08:36

Quantcast