Media amerikane Fox News: Demonstratat e udhëhequra nga studentët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama! Protestat, për korrupsionin qeveritar

Media amerikane Fox News, sërish ka raportuar për situatën politike në Shqipëri. Teksa pasqyron atë se çfarë ndodhi në seancën e fundit parlamentare, ku opozita ndezi flakadanë dhe hodhi tymuese, ndalet tek protestat studentore.

Në shkrimin e saj, Fox News shkruan se; “Shqipëria është përfshirë javët e fundit nga demonstratat e udhëhequra nga studentët që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama për shkak të korrupsionit të dyshuar qeveritar, shkollave të financuara dobët, papunësisë së përhapur dhe mungesës së mundësive ekonomike”.

Të lidhura

None found

Më tej thuhet se protestat filluan më 13 tetor dhe shpejt u shndërruan në të dhunshme, ndërsa demonstruesit u përleshën me policinë dhe u vunë flakën ndërtesave qeveritare.

“Protestuesit shënjestruan gjithashtu selinë e Partisë Socialiste të Ramës në Tiranë, duke u përleshur me policinë e vendosur për të mbrojtur pronën. Trazirat që atëherë janë përhapur në disa qytete të tjera në të gjithë vendin”, thuhet në artikullin e medias amerikane.

Më tej në artikull citohet edhe kryeministri Edi Rama, i cili fajësoi “duar të huaja që nuk e duan Shqipërinë në Bashkimin Evropian”. Ai akuzoi forcat e jashtme për manipulimin e lëvizjes, duke pretenduar se ata “përfaqësojnë krimin e organizuar dhe jo studentët”.

“Për të frenuar dhunën, Rama prezantoi masa të reja të rrepta, duke përfshirë gjoba prej 6,000 dollarësh për këdo që merr pjesë në një protestë që shndërrohet në të dhunshme, pavarësisht nëse ata personalisht kryejnë akte dhune”, mbyllet artikulli.


Shtuar më 30.10.2026 08:38

Quantcast