Vendosni fjalën kyçe....

Rama nuk ndalet edhe pas refuzimeve të njëpasnjëshme, sërish ftesë për dialog me sofrën e gurit



Edhe këtë të premte, përpara godinës së Kryeministrisë, është rikthyer sofra e gurit, e vendosur me iniciativën e kryeministrit Edi Rama si një simbol i ftesës për dialog drejtuar studentëve protestues.

Pavarësisht thirrjeve të përsëritura të kreut të qeverisë për t’u ulur në tryezën e bisedimeve, studentët vijojnë të refuzojnë.

Të rinjtë shprehen të vendosur në qëndrimin e tyre, duke theksuar se nuk pranojnë dialog me Ramën dhe se kërkesa e tyre kryesore mbetet dorëheqja e tij nga posti i kryeministrit.