Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Protestuesit refuzojnë dialogun, Rama vendos sërish para Kryeministrisë sofrën e gurtë

    Buxheti dhe paketa fiskale 2027 prezantohen te ‘Ekonomia’, Rama mbledhje me ministrat dhe drejtuesit politikë

    Ndahet nga jeta Patrick Stewart, ikona e “Star Trek” dhe “X-Men”. Shatner dhe Jackman: Humbëm një legjendë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Buxheti dhe paketa fiskale 2027 prezantohen te ‘Ekonomia’, Rama mbledhje me ministrat dhe drejtuesit politikë
    Kryesore

    Buxheti dhe paketa fiskale 2027 prezantohen te ‘Ekonomia’, Rama mbledhje me ministrat dhe drejtuesit politikë

    October 30, 2026
    Buxheti dhe paketa fiskale 2027 prezantohen te ‘Ekonomia’, Rama mbledhje me ministrat dhe drejtuesit politikë

    Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e sotme ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve të Partisë Socialiste në një takim në orën 09:30.

    Takimi vjen në një moment të rëndësishëm zhvillimesh politike, pas protestave të dhunshme të zhvilluara disa ditë më parë në Tiranë, si dhe në kohën kur buxheti dhe paketa fiskale 2027 pritet të kalojnë sëshpejti në Kuvend.

    Po sot, në orën 10:00, në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, do të bëhet prezantimi i projektligjit “Për Buxhetin e vitit 2027” dhe i projektligjeve të paketës fiskale të cilat janë si më poshtë:

    ⦁ Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.61/2012, ‘Për Akcizat në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”.

    ⦁ Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.92/2014, ‘Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”.

    ⦁ Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr.9975, datë 28.7.2008, “Për Taksat Kombëtare”, të ndryshuar”.

    ⦁ Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.29, datë 30.3.2023, ‘Për Tatimin mbi të ardhurat’, të ndryshuar”.

    ⦁ Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9920, datë 19.5.2008, ‘Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”.

    Ndërkohë po sot, në orën 09:00, përfaqësues të Partisë Socialiste do të zhvillojnë një takim me Presidentin Bajram Begaj për të diskutuar mbi datën e zgjedhjeve lokale të vitit të ardhshëm. Takim me Presidentin për datën e zgjedhjeve, sot do të zhvillojnë edhe përfaqësues të Partisë Social-Demokrate të drejtuar nga Tom Doshi, në orën 11:00.

    Data e zgjedhjeve shpallet nga Presidenti, 9 muaj para përfundimit të afatit të mandatit të kryetarit aktual, ndaj 6 nëntori përllogaritet si afati fundor që kodi elektoral dikton për nxjerrjen e datës së zgjedhjeve, që duhet të jetë një e diel mes periudhës 15 prill-15 maj të 2027.

    Ftesa e Begajt për konsultime me subjektet politike për datën e zgjedhjeve, u refuzua publikisht nga Partia Demokratike, e cila njëjtë si në zgjedhjet e shkuara, nuk do t’i përgjigjet pozitivisht Presidentit. Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi e quajti nisjen e konsultimeve teatër.

    Deri më tani, asnjë nga partitë e tjera nuk kanë shprehur publikisht një datë të preferuar, por muaji maj shikohet si më i përshtatshmi për t’iu drejtuar kutive të votimit. Data 2 e majit përjashtohet, pasi sipas kalendarit të Festave Zyrtare, është e diela e Pashkëve Ortodokse. Data më e mundshme mbetet ajo e 9 majit, që njihet edhe si Dita e Europës.

    buxheti i shtetit drejtuesit politikë Edi rama ekonomia shqiptare financat publike mbledhja e qeverisë ministrat e kabinetit Paketa Fiskale 2027 politika fiskale prezantimi i buxhetit projektbuxheti 2027 Qeveria shqiptare taksat në Shqipëri Të ardhurat buxhetore zhvillimet ekonomike
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Protestuesit refuzojnë dialogun, Rama vendos sërish para Kryeministrisë sofrën e gurtë

    October 30, 2026

    Buxheti dhe paketa fiskale 2027 prezantohen te ‘Ekonomia’, Rama mbledhje me ministrat dhe drejtuesit politikë

    October 30, 2026

    Ndahet nga jeta Patrick Stewart, ikona e “Star Trek” dhe “X-Men”. Shatner dhe Jackman: Humbëm një legjendë

    October 29, 2026

    43 milionë vota para kohe në SHBA, Teksasi bëhet epiqendra e betejës për Kongresin

    October 29, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.