Flamuri i Barcelonës përdoret për të pastruar tapetin e mundjes në Kazakistan, videoja shkakton reagime

Gjatë Kampionatit Botëror të Mundjes në Astana, një punëtor pastrimi u filmua duke fshirë tapetin me flamurin e klubit të Barcelonës.

Ngjarja ndodhi në kryeqytetin e Kazakistanit dhe pamjet janë përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale, duke ngjallur reagime të shumta.

Të lidhura

None found

Tifozë të klubit katalanas e kanë cilësuar veprimin si fyes ndaj simbolit të skuadrës së tyre.

Deri tani nuk dihet se si flamuri i Barcelonës përfundoi në duart e punëtorit të pastrimit.


Shtuar më 30.10.2026 09:00

Quantcast