Amerika bind Ukrainën, Zelensky pezullon sulmet ndaj rafinerive ruse me kërkesë të Trump

30 Tetor 2026 | 08:58

Pas disa javësh presioni publik, Shtëpia e Bardhë ka arritur të bindë Kievin të pezullojë sulmet ndaj rafinerive të naftës në Rusi, të paktën përkohësisht.

Vendimi, sipas raportimeve, është marrë që në mesin e muajit tetor dhe pritet të mbetet në fuqi deri në përfundim të zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, të cilat do të mbahen më 3 nëntor.

Sipas informacioneve të bëra publike, administrata amerikane ka ushtruar presion ndaj Ukrainës për të ndalur goditjet ndaj infrastrukturës energjetike ruse. Kjo vjen pas vendimit të Uashingtonit për të lehtësuar disa prej sanksioneve të rënda ndaj Rusisë në sektorin e lëndëve të para energjetike.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, nuk ka njoftuar zyrtarisht pezullimin e operacioneve, por ka lënë të kuptohet për një ndryshim të strategjisë, duke deklaruar se ushtria ukrainase ka “miratuar një qëndrim më të kujdesshëm”.

Wall Street Journal  zbuloi efektivitetin e presionit të Donald Trump ndaj Kievit. Konkretisht, më 20 tetor, gjatë një takimi në Oslo me Zelenskyn, dhëndri i presidentit dhe i dërguari i tij, Jared Kushner, thuhet se i kërkoi udhëheqësit ukrainas të pezullonte të gjitha sulmet për 30 ditë, “duke demonstruar  mirënjohje për përpjekjet diplomatike të Shteteve të Bashkuara”

Sulmi i fundit ukrainas ndaj një infrastrukture nafte në territorin rus raportohet të jetë kryer më 20 tetor. Në atë operacion, objektiv ishte një stacion pompimi i naftës në tubacionin Druzhba, në rajonin e Tambovit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri i Jashtëm rus mbërrin në Atlanta për takimin e G20-ës, Moska kërkon heqjen e sanksioneve

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov mbërriti të premten në qytetin e Atlantës në shtetin amerikan të Xhorxhias, ku do të përfaqësojë Moskën në një...
08:50 | 30/10/2026

Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Gjermania po përgatitet për një valë protestash të të rinjve kundër politikave të qeverisë së kancelarit Friedrich Merz. Më 31 tetor, mijëra nxënës, studentë dhe...
08:47 | 30/10/2026

Kaos në kufirin mes Meksikës dhe SHBA-së pas arrestimit të një drejtuesi të lartë të kartelit të drogës (VIDEO)

Barrikada me automjete në flakë, rrugë të bllokuara dhe skena paniku u regjistruan të enjten në Matamoros të Meksikës verilindore, në kufi me Shtetet e...
08:44 | 30/10/2026