Me pistoletë dhe jelek antiplumb në makinë, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 41-vjeçar, i cili duke qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi, transportonte një armë zjarri, me qëllim trafikimin.
Gjatë arrestimit, 41-vjeçari ka kundërshtuar me dhunë, efektivët.
Sipas njoftimit të policisë, në kuadër të operacionit “Përfshirja” u vu në pranga shtetasi E. A.(M.), 41 vjeç, banues në Vorë.

41-vjeçari u ndalua teksa drejtonte automjet, në Marikaj, duke qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”. Ky shtetas ka kundështuar me dhunë, punonjësit e Policisë, gjatë kryerjes së veprimeve procedurale.
Nga kontrolli fizik atij iu gjet 1 armë zjarri (pistoletë) me municion, të cilët dyshohet se do ta trafikonte, ndërkaq, nga kontrolli në banesë iu gjetën jelek antiplumb dhe mbetje të dyshuara të lëndës narkotike Kokainë.
Punohet për dokumentimin e plotë të përfshirjes së shtetasit E. A.(M.) në veprimtari kriminale.
Ndaj tij rëndojnë veprat penale “Trafikimi i armëve dhe municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.




