Në Kuvend mblidhen dy komisione, në fokus raportet e Avokatit të Popullit dhe ndryshimet ligjore

Sot në Kuvendin e Kosovës janë caktuar mbledhje për dy komisione parlamentare. Në njërën do të raportohet për punën e Avokatit të Popullit, ndërsa tjetra do të shqyrtojë amendamente për ligjet që rregullojnë Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Peticione nis në orën 10:00. Avokati i Popullit do të paraqesë raportet vjetore të Institucionit për vitet 2024 dhe 2025, si dhe planet për aktivitetet e periudhës së ardhshme.

Të lidhura

None found

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit do të mblidhet në orën 14:00.

Gjatë takimit, anëtarët do të shqyrtojnë raportet me amendamente për projektligjet që ndryshojnë dhe plotësojnë Ligjin për Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës. Në rend dite është përfshirë edhe plotësimi i planit të punës së komisionit.


Shtuar më 30.10.2026 09:14

Quantcast