Para nisjes së konferencës për shtyp të ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla për të prezantuar gjetjet e raportit mbi vrasjen e Arlinda Zekajt dhe veprimet e mosveprimet e prokurorisë, gjykatës dhe policisë dhjetëra qytetarë u tubuan para godinës së qeverisë së Kosovës me thirrjet për dorëheqje të tyre. Protesta u përshkallëzua në disa momente kur protestuesit kërkuan që të hyjnë me forcë në godinë.