E premte, 30 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Tavë spinaqi me beshamel, shije në çdo kafshatë nga shefja e kuzhinës Albana Mançja

Përbërësit:

  • 1 kg spinaq i freskët
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 qepë mesatare, e grirë hollë
  • 1 vezë
  • 2 thelpinj hudhër, të shtypur
  • 50 gr gjalpë
  • 3 lugë gjelle miell
  • 700 ml qumësht i ngrohtë
  • 1 lugë çaji arrëmyshk i grirë
  • Kripë dhe piper sipas shijes
  • 150 gr djathë kaçkavall i grirë (ose djathë tjetër që shkrihet mirë)
  • 50 gr djathë i bardhë i thërrmuar (opsionale, për një shije më të pasur)

Përgatitja:

Reklamë
  1. Përgatitja e spinaqit

Lajmë mirë spinaqin dhe i heqim kërcellet e forta.

E kaurdisim në një tigan me vaj ulliri, qepën dhe hudhrën, derisa të ulet vëllimi dhe të avullojë uji i tepërt.

Reklamë

Shtojmë pak kripë dhe piper. E lëmë mënjanë.

  1. Përgatitja e beshamelit

Shkrijmë gjalpin në një tenxhere. Shtojmë miellin dhe e përziejmë derisa të marrë ngjyrë të artë.

Shtojmë qumështin ngadalë, duke e përzier vazhdimisht me tel kuzhine, në mënyrë që të mos krijohen kokrriza.

Shtojmë kripë, piper dhe arrëmyshkun. E lëmë të trashet derisa të përftojmë një salcë kremoze.

  1. Montimi në tavë

Lyejmë tavën me pak gjalpë.

Shtrijmë spinaqin e kaurdisur në fund dhe e mbulojmë me beshamel.

Sipër hedhim djathin e grirë dhe djathin e bardhë, nëse vendosim ta përdorim.

  1. Pjekja

E vendosim tavën në furrë të parangrohur në 180°C.

E pjekim për 25–30 minuta, derisa të krijohet një kore e artë në sipërfaqe.

Këshilla e Albanës:

Mund t’i shtoni edhe pak krem pana beshamelit për një shije më të pasur.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.