Vrasja në Pejë, ministri Sveçla: 11 policë të pezulluar, janë identifikuar 155 raste aktive me rrezikshmëri të lartë
Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat ka bërë të ditur se 11 zyrtarë policorë në Pejë janë pezulluar nga detyra lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt. Sveçla theksoi se asnjë pozitë apo gradë nuk mund të shërbejë si mburojë për t’iu shmangur përgjegjësisë.
Sipas tij, në 72 orë kanë konfirmuar dhe qartësuar dështimet në trajtimin e rastit. Ai bëri të ditur se raportin mbi veprimet e ndërmarra nga Policia e Kosovës dhe Inspektorati Policor ia ka dorëzuar kryeministrit, Albin Kurti.
Ndër të tjera, ai bëri të ditur se janë identifikuar 155 raste aktive me rrezikshmëri të lartë, për të cilat Policia ka raportuar lidhur me veprimet e ndërmarra.
“Arlinda kërkoi mbrojtje. Sot përgjegjësia jonë është që të sigurohet që çdo veprim apo mosveprim të hetohet. Përtej veprimeve, përgjegjësia jonë është që të gjitha rastet e tjera të identifikuara të trajtohen me seriozitetin dhe vëmendjen e duhur institucionale. Me kërkesë të Kurtit, është përpiluar një raport i veçantë për rastet aktive me rrezikshmëri të lartë. Sipas këtij raporti, janë identifikuar 155 raste aktive me rrezikshmëri të lartë,” tha ai.
Ministri tha se të gjitha rastet e tjera të identifikuara do të trajtohen me seriozitetin më të madh.
Përplasje mes policisë dhe protestuesve jashtë Qeverisë së Kosovës për vrasjen e Arlinda Zekajt, gjuhet me vezë
Vrasja e Arlinda Zekajt, ministrja Gërvalla: Raporti nxjerr në pah mangësi serioze dhe vonesa! Ajo nuk u vra pa paralajmërim
Hetimet për krimet e luftës, dy të arrestuar në Istog për vrasjen e 19 anëtarëve të një familjeje
- 09:45 Përplasje mes policisë dhe protestuesve jashtë Qeverisë së Kosovës për vrasjen e Arlinda Zekajt, gjuhet me vezë
- 09:39 Udhëheqësja e opozitës në Venezuelë, Maria Machado, bën thirrje për zgjedhje pas kthimit
- 09:35 Vrasja e Arlinda Zekajt, ministrja Gërvalla: Raporti nxjerr në pah mangësi serioze dhe vonesa! Ajo nuk u vra pa paralajmërim
- 09:26 Rriten çmimet e naftës pas sulmeve të cisternave në Ngushticën e Hormuzit
- 09:23 Tre të vdekur pas përplasjes së dy helikopterëve në ajër pranë aeroportit të Oregonit në SHBA
- 09:14 Transportonte armë me qëllim trafikimin, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë! Kishte thyer edhe arrestin shtëpiak