Analisti Ben Andoni është i mendimit se referuar gjithë asaj që po ndodh me protestat dhe qeverisjen në vend, ende nuk e kemi prekur fundin.
I ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Andoni shprehet se Shqipëria ka humbur vlerat e Republikës, ndaj është e pamundur të kërkosh dialog me studentët përballë kësaj dhune të jashtëzakonshme.
Sipas Andonit, kryeministri Edi Rama e mbylli misionin politik në mënyrën më të shëmtuar, teksa iu referua situatës së rëndë politike në të cilën ndodhet vendi, përfshirë edhe protestat studentore dhe rinore.
S’e besoj se ka rënë Republika por janë bjerrur vlerat e Republikës. Debati që bëhet dhe socialistët që përballen me realitetin, ata kanë marrë drejtimin e vendit dhe duhet të tregohen të përulur për problemte që kanë sjellë. E pamundur të kërkosh dialog me këtë dhunë të jashtëzakonshme, kjo s’e justifikon mazhorancën që për drejtimin e vendit të marrin mandatin e 4. Jo vetëm të dalin e ballafaqohen, e të japin dorëheqjen por të vënë gishtin në plagë për atë që po kalon parlamenti.
Ka shumë individë që s’e vlerësojnë se mund të ishin në parlament për të dhënë kontribut. Ata që janë në parlament duan ta mbajnë shqipërinë në këtë status quo-në, dhe për fat të keq s’e kemi prekur fundin. Po shkojmë drejt asaj që Rama s’e kupton, jo vetëm e mbylli misionin politik në mënyrë të shmëtuar, por s’i dhanë Shqipërisë asgjë, që ta kishin pjesë të trashëgimisë së tyre.
Studentët janë kaq të trishtuar. Edhe më ‘90 po të mos ishte Tirana, glorifikimi që i ishte bërë studentëve ishte fiasko e madhe. Ka ardhur koha që pedagogët t’i vënë gishtin vetes e të kërkojnë falje për sitstemin ku është arsimi sot. Akademia e Shkencave, komunitet e politikanët s’e bëjnë dot. Jemi në një rreth vicioz ku kemi disa media për shprehje të lirë, po ky rreth po na thith poshtë e më poshtë.
© SYRI.net