Juventusi, dyshimet e lojtarëve për metodat e Spallettit: “Shumë fjalë, pak stërvitje…”

30 Tetor 2026
9:44
Alfred Lleshi
back button

Juventusi ka vendosur të vazhdojë për momentin me Luciano Spallettin, por besimi ndaj trajnerit do të varet nga rezultatet e ardhshme. Ndërkohë, hija e Antonio Contes mbetet e pranishme, ndërsa drejtuesit presin një reagim nga futbollistët. Për këtë arsye, skuadra është grumbulluar deri në ndeshjen me Napolin.

Sipas “La Stampa”, në dhomat e zhveshjes ka dyshime për metodën e punës së Spallettit, të përmbledhura në shprehjen: “Shumë fjalë dhe pak stërvitje të vërtetë”. Lojtarët mendojnë se trajneri i kushton tepër rëndësi teorisë dhe se seancave iu mungon intensiteti fizik, një nga aspektet e kritikuara pas humbjeve ndaj Lazio dhe Genoa.

Allenamento Champions della Juventus

Edhe “Tuttosport” raporton se disa futbollistë ndihen të papërgatitur fizikisht. Sipas gazetës torineze, salla e masazheve teorike është gjithmonë plot, ndërsa palestra ka shumë hapësira të lira.

Gjatë kontrolleve të përditshme mjekësore iu kushtua vëmendje e veçantë edhe peshimit të lojtarëve. Të gjithë rezultuan brenda parametrave të përcaktuar.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit