Zelensky njofton goditjen e dy avionëve luftarakë rusë dhe një rakete, paralajmëron për sulme të reja
Në një mesazh video, presidenti ukraina,s Volodymyr Zelensky, theksoi se forcat ukrainase shkatërruan dy avionë luftarakë rusë dhe një raketë lëshuese, pas sulmit rus në një stacion treni në Dnipro që la të paktën 14 të vdekur.
Shkatërrimi u njoftua nga Zelensky, duke cituar një raport që mori për dy sulme raketore ukrainase. Në të njëjtën kohë, ai paralajmëroi se, sipas informacionit nga shërbimet e inteligjencës ukrainase , Rusia po përgatit sulme të reja me raketa balistike, duke u bërë thirrje aleatëve perëndimorë të përshpejtojnë dorëzimin e raketave interceptuese, kryesisht për sistemet antiajrore Patriot.
“Mora një raport. Ne kryem dy sulme raketash, duke shkatërruar dy avionë luftarakë rusë Su-34 dhe duke goditur një lëshues raketash Iskander. Faleminderit djema, për këtë rezultat!” tha Zelensky në një mesazh video, ndërsa u bëri thirrje edhe një herë aleatëve për raketat Patriot dhe forcimin e mbrojtjes ajrore ukrainase.
Presidenti ukrainas nuk dha detaje të mëtejshme rreth vendndodhjes së sulmeve ose kohës kur ato ndodhën.
Su-34 janë avionë luftarakë-bombardues rusë që përdoren për të goditur objektiva tokësore, ndërsa Iskander është një sistem raketash i lëvizshëm i aftë të lëshojë raketa balistike.
Pretendimet ukrainase për shkatërrimin e dy avionëve dhe goditjen e lançuesit nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur.
Zelensky i lidhi operacionet ushtarake të Ukrainës me nevojën për të forcuar mbrojtjen ajrore të vendit, duke nënvizuar rëndësinë e dërgimit të raketave shtesë interceptuese nga aleatët.
“Një aspekt tjetër i përpjekjeve tona për t’iu kundërvënë raketave balistike janë paketat e raketave interceptuese, kryesisht për sistemin Patriot, që partnerët tanë mund të na ofrojnë. Ata duhet të mbrojnë jetët njerëzore”, tha ai.
Më pas ai paralajmëroi se Kievi ka informacione rreth përgatitjeve për sulme të reja ruse.
“Tani kemi informacione se rusët po përgatisin sulme të reja me raketa balistike”, tha ai.
U kap duke fotografuar infrastrukturën hekurudhore, arrestohet një rus në Poloni: I shërbente inteligjencës së huaj
Udhëheqësja e opozitës në Venezuelë, Maria Machado, bën thirrje për zgjedhje pas kthimit
Rriten çmimet e naftës pas sulmeve të cisternave në Ngushticën e Hormuzit
- 10:04 Veliaj ndryshime të reja në Bashkinë Tiranë, liron nga detyra dy nënkryetarë
- 09:59 U kap duke fotografuar infrastrukturën hekurudhore, arrestohet një rus në Poloni: I shërbente inteligjencës së huaj
- 09:45 Vrasja në Pejë, ministri Sveçla: 11 policë të pezulluar, janë identifikuar 155 raste aktive me rrezikshmëri të lartë
- 09:45 Përplasje mes policisë dhe protestuesve jashtë Qeverisë së Kosovës për vrasjen e Arlinda Zekajt, gjuhet me vezë
- 09:39 Udhëheqësja e opozitës në Venezuelë, Maria Machado, bën thirrje për zgjedhje pas kthimit
- 09:35 Vrasja e Arlinda Zekajt, ministrja Gërvalla: Raporti nxjerr në pah mangësi serioze dhe vonesa! Ajo nuk u vra pa paralajmërim