Veliaj ndryshime të reja në Bashkinë Tiranë, liron nga detyra dy nënkryetarë

30 Tetor 2026 | 10:04

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka vendosur lirimin nga detyra të dy nënkryetarëve, Vasilika Vjero dhe Ilir Mëngra, si dhe emërimin e Etleva Bishës në detyrën e nënkryetares së Bashkisë.

Etleva Bisha vjen në këtë detyrë me një profil të spikatur politik dhe profesional. Ndër themelueset e FRESH-it, me një angazhim të gjatë në Partinë Socialiste, ajo ka qenë pjesë e reformimit të shërbimeve sociale gjatë drejtimit të ministrisë nga Erion Veliaj.

Në vitet e fundit, Bisha ka konsoliduar profilin e saj si eksperte e pushtetit vendor, duke bashkëpunuar me disa prej organizatave më të rëndësishme ndërkombëtare që veprojnë në Shqipëri.

Emërimi i saj bashkon përvojën politike, përkushtimin ndaj vlerave socialiste dhe ekspertizën e lartë profesionale në administrimin e pushtetit vendor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë të PS-së, në fokus zhvillimet politike dhe Buxheti 2027

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të premte ministrat e kabinetit qeveritar dhe drejtuesit politikë të qarqeve të Partisë Socialiste. Takimi është parashikuar të...
08:30 | 30/10/2026

Bien këmbanat e zgjedhjeve lokale, Begaj pret partitë për datën! Opozita bojkoton takimin, PS dhe PSD i përgjigjen ftesës

Presidenti Bajram Begaj do të zhvillojë këtë të premte konsultimet me përfaqësuesit e partive politike për përcaktimin e datës së zgjedhjeve vendore të vitit 2027,...
08:13 | 30/10/2026

10 ditë përjashtim për Berishën dhe 60 ditë për 6 deputetë të PD, Sekretariati i Etikës shqyrton sot kërkesën e PS

Sekretariati i Etikës këtë të premte do të mblidhet online për të shqyrtuar kërkesën e Partisë Socialiste për marrjen e masave disiplinore ndaj 7 deputetëve të...
08:13 | 30/10/2026