Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka bërë ndryshime në drejtimin e institucionit që ai drejton nga qelia. Kryebashkiaku ka vendosur largimin nga detyra të dy nënkryetarëve aktualë Vasilika Vjero dhe Ilir Mëngra.
Veliaj ka emëruar si nënkryetare të Bashkisë Etleva Bisha. Sipas Bashkisë Tiranë, Etleva Bisha vjen në këtë detyrë me një profil të spikatur politik dhe profesional. Ndër themelueset e FRESH-it, me një angazhim të gjatë në Partinë Socialiste, ajo ka qenë pjesë e reformimit të shërbimeve sociale gjatë drejtimit të ministrisë nga Erion Veliaj.
Në vitet e fundit, Bisha ka konsoliduar profilin e saj si eksperte e pushtetit vendor, duke bashkëpunuar me disa prej organizatave më të rëndësishme ndërkombëtare që veprojnë në Shqipëri.
Aktualisht bashkia e Tiranës ka edhe nënkryetarët e tjerë përfshirë, Sara Goxhaj dhe Sadi Vorpsi.








Komente
Komento