Rajoni

Vrasja e Arlinda Zekajt, tensionohet protesta në Kosovë!

Qytetarë të shumtë po protestojnë para Qeverisë së Kosovës, pas vrasjes së 49-vjeçares Arlinda Zekaj nga kunati i saj në Pejë.

Protesta nisi kur ministrat Donika Gërvalla e Xhelal Sveçla po mbanin konferencë në lidhje me rastin e rëndë. Pjesëmarrësit filluan të gjuanin me vezë drejt institucionit.

Protestuesit kërkojnë drejtësi e llogaridhënie për mënyrën si është trajtuar rasti i 49-vjeçares. Nënë e një djali, Arlinda u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës.

Më herët, situata u tensionua pasi protestuesit u përplasën me Policinë e Kosovës kur tentuan të hynin në objektin e qeverisë për të ndjekur konferencën e dy ministrave.

Vrasja e Arlinda Zekajt ka nxitur reagime dhe protesta të vazhdueshme në Kosovë, me qytetarët që kërkojnë përgjegjësi institucionale dhe masa konkrete për parandalimin e rasteve të ngjashme.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.