Ndryshime në drejtimin e Bashkisë së Tiranës/ Erion Veliaj shkarkon dy nënkryetarët, ja kë emëron

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka vendosur lirimin nga detyra të dy nënkryetarëve, Vasilika Vjero dhe Ilir Mëngra, si dhe emërimin e Etleva Bishës në detyrën e nënkryetares së Bashkisë.

Etleva Bisha, vjen në këtë detyrë me një profil të spikatur politik dhe profesional. Ndër themelueset e FRESH-it, me një angazhim të gjatë në Partinë Socialiste, ajo ka qenë pjesë e reformimit të shërbimeve sociale gjatë drejtimit të ministrisë nga Erion Veliaj.

Të lidhura

None found

Në vitet e fundit, Bisha ka konsoliduar profilin e saj si eksperte e pushtetit vendor, duke bashkëpunuar me disa prej organizatave më të rëndësishme ndërkombëtare që veprojnë në Shqipëri.

Emërimi i saj bashkon përvojën politike, përkushtimin ndaj vlerave socialiste dhe ekspertizën e lartë profesionale në administrimin e pushtetit vendor.

 

Etleva Bisha

Këto lëvizje në drejtimin e bashkise Tiranë, vijnë pas transferimit të kryebashkiakut Erion Veliaj nga paraburgimi i Durrësit drejt atij të Fierit, lëvizje për të cilën vetë ai ka thënë se nuk ka qenë në dijeni.


Quantcast