Kontrollet në zyra dhe arrestimi i gazetarit të tyre, gazeta ruse njofton mbylljen: Shkak presioni nga autoritetet

30 Tetor 2026 | 10:28


Gazeta e pavarur ruse Novaya Gazeta njoftoi të premten se po mbyllet, duke përmendur presionin nga autoritetet të cilat kohët e fundit kontrolluan shtëpinë e kryredaktorit të saj dhe në fillim të këtij viti arrestuan një nga gazetarët e saj.

“Novaya Gazeta po pushon së ekzistuari. Autoritetet ruse shërbimet speciale ruse e kanë detyruar ekipin editorial të ndërpresë punën e tij”, tha kryeredaktori, Sergei Sokolov,.

Novaya Gazeta, një bastion i gazetarisë së pavarur në Rusi, klasifikohet nga Moska si një “agjent i huaj”, një etiketë e përdorur për të shtypur disidencën.

Sokolov tha: se Novaya Gazeta është vrarë dhe se më 9 nëntor do të fikin dritat e redaksisë të cilën e cilësoi si shtëpinë e tyre ku jetuan për 30 vite.

Më herët këtë muaj, Sokolov u mor në pyetje dhe autoritetet ruse kontrolluan shtëpinë e tij në lidhje me një çështje penale që përfshinte një nga kolegët e tij, Oleg Roldugin, i cili u arrestua në prill.

Roldugin u ndalua dhe u akuzua për “qasje të paligjshme në informacionin e kompjuterizuar”, pa u dhënë asnjë detaj. Roldugin është në pritje të gjyqit ndërsa është nën arrest shtëpiak, i cili është zgjatur deri më 10 nëntor, sipas Novaya Gazeta.

Rusia ka intensifikuar goditjen ndaj mediave të pavarura që nga ofensiva e saj në Ukrainë në shkurt 2022. Novaya Gazeta uli prodhimin brenda Rusisë pas fillimit të ofensivës. Autoritetet ia revokuan licencën e saj mediatike po atë vit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

288,000 ton naftë ruse, 7 cisterna lundrojnë drejt SHBA-së pas marrëveshjes së Trump me Putin

Shtatë cisterna nafte që transportojnë rreth 288,000 ton naftë ruse po lundrojnë tani drejt SHBA-së, megjithëse është e pasigurt nëse anijet do të jenë në...
10:17 | 30/10/2026

Zelensky njofton goditjen e dy avionëve luftarakë rusë dhe një rakete, paralajmëron për sulme të reja

Në një mesazh video, presidenti ukraina,s Volodymyr Zelensky, theksoi se forcat ukrainase shkatërruan dy avionë luftarakë rusë dhe një raketë lëshuese, pas sulmit rus në...
10:05 | 30/10/2026

U kap duke fotografuar infrastrukturën hekurudhore, arrestohet një rus në Poloni: I shërbente inteligjencës së huaj

Policia polake njoftoi të premten se kishte ndaluar një 55-vjeçar rus të dyshuar se vepronte për një shërbim të inteligjencës së huaj. Oficerët po kryenin...
09:59 | 30/10/2026