I kërkuar nga Maqedonia e Veriut për vrasje, arrestohet 31-vjeçari turk në Morinë

30 Tetor 2026 | 10:25

Një 31-vjeçar nga Turqia është arrestuar nga Policia Kufitare në Morinë, pasi akuzohet për vrasje në Maqedoninë e Veriut dhe tentoi të hynte në Shqipëri.

Sipas raportimeve të policisë, në pranga ka rënë Burak Kocagurbuz, 31 vjeç, shtetas turk, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet në Maqedoninë e Veriut për vrasje, bazuar në vendimin e lëshuar më datë 27.10.2026 nga Zyra e Prokurorisë Publike në Shkup. Ndërkohë, pritet ekstradimi i tij drejtë Maqedonisë.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe si rezultat i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë kapur në hyrje, shtetasin turk B. K., 31 vjeç, banues në Turqi.        

Nga verifikimet e kryera rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet në Maqedoninë e Veriut, për vrasje, bazuar në vendimin e lëshuar më datë 27.10.2026, nga Zyra e Prokurorisë Publike në Shkup.   

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Kukës kryen procedurat për arrestimin e këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij në Maqedoninë e Veriut. 

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Maqedoninë e Veriut, vijon procedurat për ekstradimin e tij.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Transportonte armë me qëllim trafikimin, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë! Kishte thyer edhe arrestin shtëpiak

Një 41-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Tiranë. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai ka thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”...
09:14 | 30/10/2026

10 ditë përjashtim për Berishën dhe 60 ditë për 6 deputetë të PD, Sekretariati i Etikës shqyrton sot kërkesën e PS

Sekretariati i Etikës këtë të premte do të mblidhet online për të shqyrtuar kërkesën e Partisë Socialiste për marrjen e masave disiplinore ndaj 7 deputetëve të...
08:13 | 30/10/2026

Imuniteti i guvernatorit kalon me 84 vota, gazetarja Eksiola Shehu tregon prapaskenat e seancës

Gazetarja Eksiola Shehu ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Now me Erla Mëhillin”, ku shpjegoi se si Partia Socialiste arriti të siguronte 84 votat...
21:31 | 29/10/2026