Një 31-vjeçar, shtetas turk, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, është arrestuar në pikën kufitare të Morinës, teksa tentonte të hynte në Shqipëri.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës, shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në bashkëpunim me Interpol Tiranën, kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit Burak Kocagurbuz, banues në Turqi.

Nga verifikimet rezultoi se 31-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet maqedonase, për veprën penale të vrasjes. Ndaj tij ishte lëshuar vendim më 27 tetor 2026 nga Zyra e Prokurorisë Publike në Shkup.

Pas kapjes, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës kryen procedurat për arrestimin e tij, me qëllim ekstradimin drejt Maqedonisë së Veriut. Ndërkohë, Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët maqedonas, vijon procedurat për ekstradimin e 31-vjeçarit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb