Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka vendosur lirimin nga detyra të dy nënkryetarëve, Vasilika Vjero dhe Ilir Mëngra, si dhe emërimin e Etleva Bishës në detyrën e nënkryetares së Bashkisë.
Sipas Bashkisë Tiranë, Etleva Bisha vjen në këtë detyrë me një profil të spikatur politik dhe profesional. Ndër themelueset e FRESH-it, me një angazhim të gjatë në Partinë Socialiste, ajo ka qenë pjesë e reformimit të shërbimeve sociale gjatë drejtimit të ministrisë nga Erion Veliaj.
Bashkia sqaron se në vitet e fundit, Bisha ka konsoliduar profilin e saj si eksperte e pushtetit vendor, duke bashkëpunuar me disa prej organizatave më të rëndësishme ndërkombëtare që veprojnë në Shqipëri.
Këto lëvizje vijnë pas transferimit të kryebashkiakut Erion Veliaj nga paraburgimi i Durrësit, drejt atij të Fierit, lëvizje për të cilën vetë ai ka thënë se nuk ka qenë në dijeni.

